Prokuroria i konfiskoi pasurinë ish shefit të intelegjencës së RMV-së, Sasho Mijallkov

Prokuroria Publike njoftoi se përveç dy marrëveshjeve të arritura tashmë me të dyshuarit në rastin e njohur në opinion si “Perandoria” dhe dënimeve të shqiptuara me burgim, si dhe pagesës prej 5.2 milionë euro, sot Gjykata Themelore Penale Shkup i miratoi marrëveshjet e arritura ndërmjet prokurores publike Lile Stefanova nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të dyshuarve Sasho Mijallkov dhe Todor Mirçevski nga e njëjta lëndë, transmeton Portalb.mk.

I akuzuari Sasho Mijallkov ka pranuar fajësinë dhe është shpallur fajtor për veprat penale – Bashkim kriminal nga neni 394 paragrafi 1 dhe Fitimi dhe fshehja e paligjshme e pasurisë nga neni 359a paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal dhe është dënuar me 3 vjet burgim.

“Ai i ka kryer veprimet në grup me të dyshuarit e tjerë të rastit, përmes personave juridikë të vendosur në vend, pronësia e të cilëve është fshehur, si dhe kompani jashtë vendit. Të ardhurat e fituara nga transferimi i kapitalit i akuzuari nuk i ka raportuar në fletët e anketimit, edhe pse ka mbajtur post publik për të gjithë periudhën e mbuluar nga hetimi”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria sqarojnë më tej se meqenëse nuk është e mundur të konfiskohet pjesa prej 46% në vlerë prej 3 546 778 euro në personin juridik DPTU Divelop grup DOO Shkup, 19 580 aksione në vlerë 732 260 euro të emetuara nga ZK Pellagonia, 8 150 aksionet në vlerë prej 249 933 euro të lëshuara nga Beton Shtip SH.A në pronësi të personit juridik DPTU Exico DOOEL dhe padundshmëria- shtëpi në vlerë 947 682 euro, pasuria tjetër e tij në vlerë 5 476 653 euro dhe para të gatshme në vlerë prej 336 814 160 denarë të akuzuarit i janë konfiskuar nga llogaria bankare e personit juridik DTU Makpoint SH.PK Shkup, pronar i vetëm i së cilës është i akuzuari Sasho Mijallkov.

Janë konfiskuar edhe pasuritë e patundshme dhe letrat me vlerë të transferuara palëve të treta.

Nga Prokuroria Publike bëjnë të ditur se procedura vazhdon edhe për të dyshuarit e tjerë në rastin “Perandoria”.

Ndryshe, sot ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, në hetimin “Perandoria” për larje parash është dënuar me tre vjet burg efektiv, pasi që sot ka pranuar fajin në marrëveshje me prokuroren për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska.

Këto ditë, gjykatësi për zbatim të sanksioneve duhet t’i dorëzojë akt referimi për në burg, a Mijallkovit do t’i konfiskohet pronë e patundshme prej rreth 30 milionë eurove në dobi të shtetit. Gjithashtu, do t’i konfiskohen edhe gjashtë milionë euro të gatshme.

Prej fillimit të muajit, në mbajtje të burgut prej 1 viti për “Perandorinë” është Orce Kamçev, i cili gjithashtu e pranoi fajin në bashkëpunim me Ruskoskën.

Hetimi për çështjen “Perandoria” pas tre vitesh e gjysmë përfundoi së fundmi. Me hapjen e hetimeve, Kamçevit iu ngri pasuria, ndërsa pas përfundimit të saj, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i ngriu pasurinë e Sasho Mijallkovit në vlerë rreth 32 milionë euro. Kamçev sërish është pajtuar me prokurorinë për pjesën e evazionit fiskal, ka marrë një vit burg dhe përmes DAP-it i ka paguar shtetit rreth 5.2 milionë euro.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button