Gani Sunduri: 19 vite me radhë organizohet festivali i stripeve dhe karikaturës në Prizren (VIDEO)

Gani Sunduri nga Prizreni, strip artist, karikaturist, ilustrator dhe skenarist, njihet si koleksionisti më i madh i stripeve në Kosovë me mbi 6000 stripe për 30 vite të karrierës së tij. Këto vepra ai i shfaqi në ekspozitën e tij për 30 vjetorin jubilar i cili u mbajt para një muaji. Sunduri gjithashtu është kryeredaktor dhe udhëheqës i festivalit të stripit dhe karikaturës në Kosovë, shkruan Portalb.mk.

Ambasadori i Karikaturës në Kosovë, Gani Sunduri, është një nga autorët e parë në Kosovë i cili krioji disa nga super heronjët Kosovar si “Super Fëmija”, “Black Devil”‘,”Adveturat e Davidit”, “Shqiponja e Kuqe” dhe shumë tjera. Duke përfaqësuat stripin dhe karikaturën në arenën ndërkombëtare ka bërë prezantimin e suksesshëm të vlerave tona artistike e kulturore. Deri më sot ka fituar më shumë se 200 mirënjohje dhe diploma si dhe numëron shumë çmime të tjera.

Veprat e Gani Sundurit janë të njohura nëpër gjithë botën. Ai ka nisur karrierën e tij me stripe të superheronjëve, art i cili vlerësohet shumë në Amerikë. Ndërsa sa i përket temave të cilave i trajton Sunduri në veprat e tij, ai më shumë bazohet në storiet të cilat ia kanë dërguar të tjerët për t’i punuar. Projektet nëpër vendet e jashtme sipas tij gjithmonë marrin më shumë vëmendje, ndërsa te ne nuk është se pëlqehet dhe vlerësohet ky lloj arti.

Për të promovuar këtë lloj të artit, Gari Sunduri erdhi me idenë që të krijojë festivalin për stripe dhe karikatura i cili tani po organizohet për 19 vite radhazi. Nëpërmjet këtij festivali janë publikuar më shumë se 11 albume të ndryshme me stripe.

“Më shumë se 500 autorë nga e gjithë bota kanë qenë pjesë e festivalit të stripave dhe karikaturës. Këtë vit do të marrin pjesë mbi 31 artist nga e gjithë bota. Karikatura ka një rënie të madhe si art, prandaj do të kemi më shumë vepra nga stripet. Festivali do të zgjatë gjashtë ditë dhe do mbahet gjatë muajit tetor.” tha Sunduri.

Këtë vit për herë të parë do të mbahet edhe kurs për stripe, i cili do të përkrahet nga Komuna e Prizrenit dhe ata nxënës të cilët do të vijnë të ndjekin këtë kurs do të kenë mundësi të bisedojnë me profesionist stripist.

Ky festival përkrahet nga India, Indonezia, Gjermaninë, Iranin dhe Amerikën. Nuk ka artist që nuk e njeh këtë festival, ku në vit ka nga 1200 aplikues që duan të marrin pjesë me veprat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button