Bushati kërkon zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit

Ambasadori i Shqipërisë Petrit Bushati kërkoi sot nga Presidenti Gjorge Ivanov, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit (MO) si dhe garantimin e të drejtave të barabarta për shqiptarët, si një bazë e mirë për të siguruar harmoninë dhe stabilitetin e brendshëm të vendit, por edhe në rajon.

Në takimin e dorëzimit të letrave kredenciale si Ambasador, Bushati theksoi gjithashtu se prioritet mes dy vendeve duhet t’i jepet edhe infrastrukturës, si dhe hekurudhës që do të lidh Shqipërinë me Maqedoninë. Zbatimi i këtyre planeve, sipas Bushatit, do të përforconin më shumë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Takimi me Ivanovin zgjati më shumë nga 1 orë, dhe zyrtarë ndanë qëndrime për situatën politike mes dy vendeve dhe pozitën e shqiptarëve. Edhe nga Presidenca njoftuan se Ivanovi dhe ambasadori Bushati kanë biseduar për thellimin e mëtejshëm  të bashkëpunimit bilateral. Ivanov, siç njofton presidenca, i ka thënë ambasadorit se raportet e mira dhe bashkëpunimi me Shqipërinë, janë prioritet i Maqedonisë dhe se vendi është i gatshëm për realizimin e projekteve të përbashkëta. 

Lajme të ngjashme

Back to top button