UEJL nënshkroi projektin NORMAK për energji të qëndrueshme

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika, Rektori i Universitetit të Prishtinës,  Anton Berishaj dhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Akad. Jorgaq Kaçani dhe AtheneProsjektledelse secili veçmas pre tyre, nënshkruan në Prishtinë Marrëveshjen për realizimin e projektit NORMAK -energji e qëndrueshme me Gjøvik University College, i cili do të financohet përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë- programi HERD. Koordinator i këtij projekti për Universitetin e Evropës Juglindore, do të jetë akademik Alajdin Abazi.

Projekti NORMAK – energji e qëndrueshme është i fokusuar nëtre shtylla: burimet e ripërtërishme të energjisë, efikasiteti i energjisë dhe rrjetet e mençura, të përfshira në konceptin energji e qëndrueshme si emërues i përbashkët, që është në përputhje me raportet R&D të energjisë për shtetet partnere.

Projekti NORMAK energji e qëndrueshme do të rrisë kapacitetet e institucioneve dhe do të forcojë sektorin e sistemit të energjisë R&D në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, përmes procesit të arsimit të lartë, R&D knoë-hoë dhe transferimin e teknologjisë nga Norvegjia.

Të tre vendet ndajnë sfidat kryesore të energjisë, të përfaqësuara në mungesë të energjisë, çështje të ngrohjes, treg pothuajse të parregulluar, efikasitetit të ulët të energjisë dhe burimeve njerëzore të pazhvilluara. Gjithashtu investimet shumë të ulëta publike dhe private në R&D në krahasim me PBB komplikojë përpjekjet në drejtim të përdorimit të burimeve alternative të energjisë.

Knoë-hoë-ja e akumuluar norvegjeze dhe përmbajtja/metodologjia mësimdhënëse do të transferohet tek universitet partnere në projektin NORMAK nëpërmjet një programi të ri studimor masterdhe dy lëndëve të reja deridiplomike (energjia dhe mjedisi dhe ICT për energji të qëndrueshme) në këto tre universiteteve. Mobliteti rajonal i studentëve do të përkrahet duke ofruar një semestër nga programi i ri master që të realizohet në Universitetin Gjøvik, i kombinuar me punën praktike në R&D në disa kompani partnere norvegjeze. Përfundimisht, R&D në mes universiteteve rajonale dhe norvegjeze. si dhe partnerëve industrial do të bëhet, duke ndjekur aktivitetet e transferimit të teknologjisë dhe bashkëpunimit tregtar në suaza të tre projekteve lokale dhe një projekti rajonal R&D.
Qëllimi i projektit është që të kontribuojë në rritjen ekonomike duke zhvilluar institucionet dhe strukturat në institucionet e arsimit të lartë të aftë për kryerjen e ndryshimeve të nevojshme për forcimin e sektorit të energjisë së qëndrueshme duke përmirësuar programet studimore në arsimin e lartë, R&D knoë-hoë dhe transferimin e teknologjisë nga Gjøvik University College në tre universitetet partnere në projektin NORMAK, si dhe me një bashkëpunim të drejtpërdrejtë B2B në mes të Norvegjisë dhe shteteve të synuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button