Pishinë në Burgun e Tetovës

Të burgosurve në Burgun e Tetovës u është siguruar pishinë për t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere. Pishina është siguruar në kuadër të programit të sektorit të risocializimit dhe vjen pas disa aktiviteteve tjera argëtuese për të burgosurit në këtë institucion, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Burgut të Tetovës, Qefali Havziu njoftoi se me 6 korrik për të dënuarit që kanë probleme shëndetësore për masazhe dhe ushtrime trupore u është siguruar pishinë ku do ta shfrytëzojnë të dënuarit dhe do të jetë pjesë e programit të sektorit të risocializimit .

“Me ndërgjegje të pastër informojmë familjarët të cilët kanë të afërmit e tyre në Burgun e Tetovës se kujdesemi si për kushtet ushqimore e ato shëndetësorë. Vlen të theksohet renovimi (meremetimi) i të gjithave hapësirave të Burgut duke filluar nga: dhomat e fjetjes, kuzhina, nyjet sanitare, kantina, biblioteka, faltorja, rrojtorja, si dhe në veçanti njësia e pranimit dhe njësia e trajtimit të mbyllur si dhe dezinfektimi i dhomave dhe hapësirave të burgut.  E gjithë kjo është pjesë e aktivitetit e stafit të burgut në përgjithësi. Të gjitha proceset kanë të bëjnë me programet për trajtim dhe risocializim të të dënuarave ku pas koncertit dhe turnirëve në sporte si futbolli, basketbolli, shahu, etj, si dhe lëshim të filmave në video bim”, njoftoi Havziu.

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, muajin e kaluar në Burgun e Tetovës u mbajt koncert ku paraqitje kanë pasur SHA Jehona Malësia nga Tetova dhe banda muzike “DALE” nga Gostivari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button