Fondi shëndetësorë hap filiale në Likovë

Komuna e Likovës është bërë me sportelin e Zyrës së Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Për realizimin e të drejtave të tyre, të siguruarit e kësaj komune tani nuk duhet të udhëtojnë deri në Kumanovë, por mund t’i kryejnë detyrimet në sportelin e sapo hapur, pranë Qendrës së Shëndetit Publik në Likovë.
“Iu garantoj qytetarëve të Likovës, se do të punojmë edhe më tej për rritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore, në kualitetin e shërbimeve të Fondit  për sigurim shëndetësor, me qëllim që qytetarët të mos kenë nevojë  të udhëtojnë  deri në Komunën e Kumanovës. Shumë fshatra  më shumë se 12 kilometra  kanë bërë rrugë për të marrë një shërbim nga Institucionet shëndetësore  dhe Fondi për sigurim shëndetësorë”, deklaroi   Xhemali Mehazi, i FSSHM-së.

“Kjo dëshmon se bashkëpunimi i  institucionit  tonë, Komuna e Likovës  me institucionet qendrore, u hapën edhe zyra , që tu ofrohen qytetarëve, t’ju lehtësohen obligimet ndaj fondit  shëndetësorë. Ngadalë banorëve të kësaj komune po iu ofrohen të gjitha institucionet, të ketë lehtësime dhe të ndjehen më mirë”, tha Sadulla Duraku, kryetari komunës së Likovës

Shumica e qytetarëve të komunës së Likovës i përdorin tashmë kartelat elektronike shëndetësore, edhe pse Fondi kishte paralajmëruar se në qershor, të gjithë qytetarët që kishin aplikuar për to, do i kishin në dorë kartat. Sipas të dhënave të fundit nga Fondi, karta elektronike shëndetësore iu janë dorëzuar 1 milion e 408 mijë e 900 shfrytëzuesve, kurse 6.8 % ose 118 mijë e 973 qytetarëve nuk kanë bërë ende kërkesë. Pra, rreth 225 mijë 000 karta ose janë në fazën e përpunimit ose janë në pritje të shpërndarjes tek shfrytëzuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button