Menduh Thaçi u rizgjodh kryetar i PDSH-së

Në Kongresin e VIII-të të kësaj partie që u mbajt në Tetovë, u zgjedh kryetari, Kuvendi Qendror dhe Rezoluta e kësaj partie, transmeton Portalb.mk.

“Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kongresin e VIII të rregullt të partisë, ku si kryetar partije u rizgjodh z. Menduh Thaçi”, bëjnë të ditur nga PDSH-ja.

PDSH-ja njoftoi që ka miratuar edhe Rezolutën e partisë për ndryshimet kushtetuese, më konkretisht ndryshimin e nenit për përdorimin e gjuhëve.

“Partia Demokratike Shqiptare obligohet të ndërmarrë veprime konkrete për të ndryshuar nenin kushtetues në të cilin parashihet që “Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”, të zëvendësohet me “Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në RMV”, bëjnë të ditur nga PDSH-ja.

Ndryshe, Menduh Thaçi është kryetar i partisë pas të ndjerit Arbën Xhaferi. Ai tashmë është deputeti i vetëm i kësaj partie, si pjesë e shumicës parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button