Ueb-aplikacioni “Hartëzimi i Shkollave, ku shfaqen sa afër janë dhe bastoret

Ueb-aplikacionirnet – Hartëzimi i shkollave, e cila ishte zgjidhja fituese e Hakatonit të dytë i Open Data është në dispozicion për përdorim. Aplikacioni është zhvilluar nga ekipi startup i Web pillar & Data consulting, informon Fondacioni Metamorfosis, përcjell Portalb.mk.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e transparencës dhe dispozicionin e informacioneve, zgjidhja fituese ofroi hartëzimin dhe regjistrat sipas parametrave të paracaktuar të të gjitha shkollave të mesme dhe fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Aplikacioni synon të vizualizojë vendndodhjet e shkollave fillore dhe të mesme, lokacionet më të afërta të pikave të bastoreve dhe kazinove, distancën ndërmjet tyre për të parë nëse është në përputhje me ligjin”, thuhet në shpjegimin e këtij ueb aplikacioni.

Njëkohësisht do të shërbejë edhe si blog faqe për të gjitha shkollat, ku do të publikohen të gjitha kushtet, lajmet dhe arritjet. Përdoruesit do të kenë një aplikacion ku mund të krahasojnë shkollat, por edhe të stimulojnë konkurrencën mes tyre.

“Aplikacioni e mundëson edhe krahasimin mes shkollave të ndryshme në bazë të parametrave të paracaktuar, jep mundësi vlerësimi, gjegjësisht renditjen e shkollave, përcaktimin e distancës mes shkollave dhe  bastoreve në afërsi, si dhe një opsion që një administrator shkolle të ndajë informacionin përkatës për shkollën e tij”, thuhet në deklaratën e Fondacionit Metamorfozis.

Ndryshe, ueb aplikacioni i hartës shkollore mbështet tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Edicioni i dytë i Hakatonit për të dhëna të hapura u organizua nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, në periudhën prej 30 nëntorit deri më 3 dhjetor 2021, në Shkup si pjesë e Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëria.mk.

Qëllimi i hackaton-it ishte zhvillimi i një aplikacioni ueb/mobil që do të mundësonte vizualizimin, shfaqjen interaktive dhe/ose lehtësimin/dixhitalizimin e proceseve për plotësimin dhe përditësimin e të dhënave nga bazat e të dhënave të publikuara nga organet e administratës shtetërore. Në Hakatonin e të dhënave të hapura morën pjesë 4 ekipe të përbëra nga studentë dhe kompani startup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button