VMRO: Në krye të LSDM-së qëndron njeriu që është falur nga akuzat

VMRO-DPMNE nuk ka lënë pa iu përgjigjur LSDM-së. Nga partia e Nikolla Gruevskit thonë se LSDM flet për sistemin juridik, ndërsa në krye të partisë qëndron njeri i cili ka zgjedhur dhe ka pranuar të falet nga akuza serioze për krim që peshon mbi 8 milion euro, sepse, siç thonë, “ka qenë i vetëdijshëm se nëse në atë mënyrë nuk falet nga Branko Cërvenkovski, për veprën e bërë do të jep llogari”. 

“Në krye të partisë ju qëndron njeri vlerat e vetme të së cilit janë tenderët dhe paratë publike të komunës që ai udhëheqë, të ju shpërndanë të afërmve dhe bashkëpunëtorëve partiak. Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së, është njeri i cili është shkëputur nga realiteti dhe mendon se në Maqedoni ai është klasë e mesme, edhe pse ka 6 deri 7 milionë euro. 

LSDM me kryetarë të këtillë është garnitura e fundit në Maqedoni që ka të drejtë morale të flet për krim”, akuzojnë në VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Back to top button