Vazhdoi rritja e çmimeve me pakicë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut edhe gjatë muajit qershor është regjistruar rritje e çmimeve të konsumit dhe atyre me pakicë për 2.8 përqind, gjegjësisht 2.4 përqind, krahasuar me muajin maj, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos së jetesës në qershor 2022, krahasuar me muajin qershor 2021, është vërejtur rritje prej 14.5 %, dhe tek indeksi i çmimeve me pakicë është vërejtur rritje prej 13.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me muajin maj, rritje më e theksuar është regjistruar te vaji dhe yndyra për 10.4 %, buka dhe drithërat për 7.8%, qumështi për 6.7%, mishi për 5.2%, fruta të freskëta dhe të ftohta për 2.9%, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira për 2.7%, verë për 2.1%, ujë mineral, pije të gazuara , lëngje të frutave dhe perimeve për 1.0%, etj.

“Në qershor, gjithashtu është vërejtur rritje në indekset e kostos së jetesës edhe tek lëndët djegëse dhe lubrifikantë për mjetet e transportit për 17.2%, karburantet e lëngëta për amvisëritë për 1.3%, aranzhime turistike për 6.4%, lëndë djegëse të ngurta për amvisëri për 6.2%, transport ajror pasagjerësh për 6.1%, gazi për amvisëri për 4.4%, transport rrugor pasagjerësh për 4.0%, shërbimet e akomodimit për 3.7%, kopshtet, bimët dhe lulet për 2.9%, etj.”, raportoi Enti

Ndërkohë, ulje është vërejtur te perimet për 3.3 përqind dhe pajisjet për zërim dhe fotografi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button