MMPT përsëri garon për këshillin komunal në Tetovë, Elmedina Abdullai bartëse liste (VIDEO)

Nisma qytetare “Më mire për Tetovën” do të garojë sërish në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë që do të mbahen me 20 gusht. Bartëse e kësaj liste do të jetë Elmedina Abdullai. Nisma qytetare synon transparence dhe llogaridhënie. Përveç kësaj liste në garë është edhe një listë tjetër qytetare, shkruan Portalb.mk.

Lista “Më mirë për Tetovën” për të qenë pjesëmarrëse në zgjedhjet për këshillin e Komunës së Tetovës” duhet të grumbullojë 350 nënshkrime.

“Tani kemi nevojë që të mbledhim 350 nënshkrime, të gjithë ju që doni të na përkrahni neve dhe që doni të mundësoni që të gjithë ato punët që kemi filluar t’i bëjmë në këshill, të vazhdojmë dhe t’i përfundojmë me sukses”, tha Elmedina Abdullai, bartësja e kësaj liste.

Elmedina Abdullai, Hamdi Sulemani, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Elmedina Abdullai, Hamdi Sulemani, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ata thonë që nga feedbacku që kanë prej terrenit presin që të kenë më shumë më tepër vota se që kishin herën e parë.

“Herën e parë nuk na njihnin shumë. Transmetimi live i seancave që ishte insistim i joni si listë bëri që shumë njerëz të kuptojnë rëndësinë e këshillit dhe angazhimin tonë të sinqertë. Vetëm do ta vazhdojmë ritmin e njëjtë që e kemi pasur”, tha Abdullai.

Ata thonë se para zgjedhjeve nuk do të bëjnë koalicion me ndonjë subjekt politik. Ndërsa theksuan se  gjithçka që do vlerësojnë se do të jetë në të mirën e qytetarëve do ta përkrahin në këshill ashtu si herën e kaluar.

Portalb.mk mëson se përveç “Më mirë për Tetovën”, nënshkrime për t’u futur në garë për këshill është edhe një listë tjetër qytetare në krye me Agon Zaimin.Nënshkrimet për listat e pavarura jepen në zyrën 41 në Komunën e Tetovës, nga ora 8 në mëngjes deri në ora 19 në mbrëmje nga e hëna në të dielën.

Kujtojmë që “Më mirë për Tetovën” përbërjen e kaluar në këshill kishte dy këshilltarë, bartësin e listës Hamdi Sulemani dhe Elmedina Abdullain e cila këtë herë është bartëse liste.

Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit.

Inspektimi i listës zgjedhore ka filluar me 1 korrik dhe do zgjas 10 ditë. Mbledhja e nënshkrimeve për listat e pavarura filloi me 30 qershor dhe do të zgjas deri me 14 korrik.

Dorëzimi i listave të kandidatëve për këshillin komunal duhet të dorëzohet më së voni me 15 korrik në ora 00:00.

Fushata zgjedhore do të fillojë me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri me 18 gusht ora 00:00.

Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë.  Në përbërjen e kaluar nëntë ishin nga BDI (në fillim u ishin dhjetë, por më pas një kaloi në Lëvizjen Besa), nëntë nga Lëviza Besa (në fillim ishin tetë, por më pas një nga BDI kaloi në LB), katër VMRO-DPMNE, dy ASH, dy LSDM, dy Më mirë për Tetovën, dy PDSH dhe një Alternativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button