fbpx

Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni reagoi kundër sjelljes së policëve dhe protestuesve ndaj gazetarëve

Në protestën e zhvilluar edhe para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, një nga viktimat janë edhe punonjësit e mediave, për çka alarmoi Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni (SHGM), raportoi Portalb.mk.

SHGM-ja raportoi që një pjesëtar i policisë derisa po arrestonte një protestues të dhunshëm para Kuvendit, ka goditur me krah kameramanin e televizionit “24 Vesti”, duke dëmtuar edhe kamerën. Kameramani ka qenë i akredituar paraprakisht, por fatmirësisht pa lëndime trupore.

“Raportojmë shembuj nga sjellja problematik ndaj punonjësve të mediave nga ana e pjesëtarëve të MPB-së dhe nga individë të përfshirë në turmë, të cilët protestonin mbrëmë para Kuvendit”, raportoi Shoqata.

Dhunë ndaj gazetarëve të mediave të caktuara, sipas Shoqatës, është shprehur edhe nga protestuesit.

Ndryshe, mbrëmë ka pasur protesta të dhunshme antievropiane në Shkup, kundër propozimit francez për tejkalimin e bllokadës bullgare.

Në protestat e mbrëmshme u arrestuan 11 persona, dy prej të cilëve të mitur. U lënduan 47 policë11 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa dy me lëndime serioze janë shtruar në Klinikën e neurokirurgjisë. Sipas MPB-së  janë arrestuar 11 dhunues.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot pas vizitës së policëve të lënduar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, tha se kanë informacione se një grup i caktuar po përgatit koktej molotovi për protestat e paralajmëruara sonte, ndërsa për përshkallëzimin e mbrëmshëm tha se sulmi ndaj zyrtarëve dhe institucioneve nuk është demokraci, por vandalizëm dhe dhunë. Skenat e mbrëmshme ai i krahasoi me sulmin në Kuvend më 27 Prillin e famshëm.

Sipas paralajmërimeve, protestat do të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button