U arrestua inspektori 63 vjeçar në Maqedoninë e Veriut për 700 euro ryshfet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar inspektorin nga Drejtoria për të Ardhura Publike nën dyshimet se ka marrë 700 euro ryshfet, transmeton Portalb.mk.

“U arrestua 63 vjeçari J.K. (63) nga Shkupi, i punësuar si inspektor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Ai në cilësinë e personit zyrtar, gjatë muajit maj dhe në fillim të muajit qershor, duke vepruar në bazë të urdhëresës për kontrolle të TVSH-së, nga pronari i subjektit juridik nga Shkupi, ka kërkuar dhe ka pranuar dhuratë në të holla mit-marrje prej 700 eurove”, raportoi Policia.

Ai në këmbim ka ndërmarrë veprim zyrtar të cilin nuk është lejuar ta merrte, për çka është arrestuar pas marrjes së parave.

“Në bazë të urdhëresës gjyqësore nga Gjykatës në procedurë paraprake, është kryer bastisje te personi, tek i cili janë gjetur të hollat të janë dhënë nga ana e subjektit juridik. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim adekuat”, sqarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button