Ruskovska: Më shqetëson mungesa e interesimit të prokurorëve për të punuar në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar

Në deklaratën e saj për media, prokurorja ka folur edhe për hetimet aktuale ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, duke thënë se është duke vazhduar, por nuk ka informacione konkrete nëse është afër përfundimit. Siç tha, do të kërkohet vazhdim i paraburgimit. Lidhur me iniciativën e KSHPK-së për ndjekjen penale të Zeqirit dhe paraardhësit të tij Rashkovski lidhur me lidhjen e marrëveshjeve për të drejtat e autorit, Ruskovska tha se e njëjta është arritur, por ende nuk ka vendim, transmeton Portalb.mk.

Shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, thotë se është e befasuar që nuk ka interes nga prokurorët për të aplikuar për punë në prokurorinë që ajo e udhëheq.

Si shembull ajo ka përmendur shpalljen e fundit për katër prokurorë që e ka shpallur Këshilli për Prokurorë Publikë për shkak se tre prokurorëve aktualë u skadon mandati.

“Në këtë prokurori ka pasur një konkurs për katër prokurorë dhe për habinë time të madhe kanë aplikuar vetëm gjashtë veta, mes të cilëve edhe dy kolege femra të cilave u ka skaduar mandati. Më shqetëson, të them ashtu, mosinteresimi i kolegëve prokurorë për të punuar në këtë prokurori, pavarësisht se kam bërë një përpjekje të madhe. I kemi pagat më të larta në organizatën e prokurorisë publike si prokurorë, por pavarësisht kësaj interesimi është shumë i vogël”, tha Ruskovska.

PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar, thotë ajo, duhet të ketë 20 prokurorë, por funksionon me gjashtë më pak. Por, sipas Ruskovskës, kjo nuk ndikon shumë në punë.

“Mendoj se nuk ndikon shumë sepse kolegët vërtet e japin maksimumin, ata mbeten edhe pas orarit të punës sepse ka shumë gjykime, e ju e dini që sipas Ligjit të Procedurës Penale hetimet i bëjnë prokurorët… Me përpjekjet e mëdha të kolegëve tanë, jemi mjaft të përditësuar”, tha prokurorja.

Në një deklaratë për media, ajo ka folur edhe për hetimin aktual ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, duke thënë se ende vazhdon, por nuk kishte informacione konkrete nëse është afër përfundimit. Siç tha, do të kërkohet vazhdim i paraburgimit.

Zeqiri u gjend në paraburgim më 9 prill si i dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare. Në këtë rast dyshohen edhe dy shtetas kroatë, kurse rasti ka të bëjë për keqpërdorime lidhur me lidhjen e kontratës për shërbime konsulente, përkatësisht për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për “Postën e Maqedonisë së Veriut”.

Paraburgimi efektiv i Zeqirit rreth një javë më parë me vendim të Gjykatës së Apelit në Shkup është zëvendësuar me arrest shtëpiak.

Për Zeqirin dhe paraardhësin e tij në pozitë, Dragi Rashkovski, një muaj më parë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ngriti iniciativë në prokurorinë e udhëhequr nga Ruskovska për ndjekje penale.

Iniciativa, tha prokurorja sot, është arritur dhe po veprohet, por ende nuk ka një vendim duke konsideruar se është një periudhë shumë e shkurtër.

“Iniciativa nga KSHPK Ka ardhur. Po ndërmerren veprime, ende nuk ka një vendim, periudha që nga momenti i arritjes së iniciativës është shumë e shkurtër. Ne veprojmë për të gjitha iniciativat dhe i marrim ato shumë seriozisht”, tha Ruskovska.

KSHPK-ja e ka formuar lëndën, siç sqaruan ata, sepse mendojnë që ka bazë duke pasur parasysh njoftimin në media se Qeveria, për nevojat e Sekretariatit të Përgjithshëm, për të kryer angazhime specifike në bazë të kontratave për të drejtën e autorit, punësoi një numër të madh të personave fizikë jashtë radhës së të punësuarve, gjatë së cilës iu paguan honorare, të cilat vetëm për një muaj arritën në mbi 37000 euro, pra mbi një milion euro për vitin 2019 dhe 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button