Subhi Jakupi: Në gusht qartësohet nëse do të kemi zgjedhje

Parlamenti pritet të konstatojë në seancën e radhës, dorëheqjet e deputetëve opozitarë të cilët i dorëzuan vendimet e tyre, me shkrim, një ditë më parë.

Pas konstatimit të dorëheqjeve, kreu i këtij institucioni Trajko Veljanoski duhet të njoftojë KSHZ-në si organin përgjegjës për ndjekjen e procedurave vijuese.

Sipas nënkryetarit të KSHZ-së Subhi Jakupi deri në fund të gushtit do të kemi një pasqyrë më reale se kur mund të shpallen zgjedhjet për vendet vakante. KSHZ-ja do të njoftojë kandidatët e radhës që vijnë nga listat e opozitës.

Procedura e njëjtë zbatohet deri në konsumimin e plotë të listës dhe në rast se asnjëri prej opozitarëve nuk e pranon kandidaturën, atëherë i hapet rruga mbajtjes së zgjedhjeve për plotësimin e vendeve vakante.

“Janë 6 njësi zgjedhore dhe në gjitha njësitë zgjedhore është laramane numri i deputetëve të cilët kanë dhënë dorëheqje  dhe një çështje e këtillë do të shkojë në ndonjë njësi zgjedhore më shpejtë, në ndonjë tjetër do të shkoj shumë më ngadalë.

Siç është për shembull Njësia zgjedhore numër 6 ku ka një kandidat ka dhënë dorëheqje dhe një kandidat ka dhënë dorëheqje nga një listë tjetër e partisë politike shqiptare.

Pastaj të gjithë 19 të mbetur ne duhet tu ofrojmë  kështu që procedura është më e gjatë. Unë mendoj se deri kah fundi i gushtit do të përfundoj e gjithë procedura”, ka thënë për Alsat-M, Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button