Euroambasadori Geer: Dënoj dhunën e mbrëmshme kundër policisë në Shkup
Pas përshkallëzimit të mbrëmshëm të protestave kundër propozimit francez në Shkup, ambasadori evropian në vend, David Geer, përmes rrjeteve sociale dënoi dhunën ndaj policisë dhe tha se skena të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, transmeton Portalb.mk.
“I dënoj skenat e mbrëmshme të dhunës ndaj policisë në Shkup, e cila po kryente detyrën. Skena të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Bëj thirrje për përmbajtje, respekt dhe përgjegjësi”, tha Geer.
I condemn last night's scenes of violence in Skopje against police carrying out their duties. They have no place in a democratic society. I call for restraint, respect and accountability.
— EU Ambassador David Geer (@AmbassadorEU) July 6, 2022
Në protestat e mbrëmshme të zhvilluara para Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kuvendit janë lënduar 47 policë, 11 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa dy me lëndime serioze janë shtruar në Klinikën e neurokirurgjisë.
- LEXO: Ja si duket Kuvendi pas përshkallëzimit të mbrëmshëm të protestave dhe thyerjes së xhamave (VIDEO)
- LEXO: Spasovski: Kemi informacione se një grup i caktuar që dëshiron të protestojë sonte, përgatit koktej molotovi
- LEXO: Kovaçevski: Zjarrvënës të protestave, mos i manipuloni të rinjtë për të kënaqur oreksin tuaj
- LEXO: Përfundoi protesta antievropiane në Shkup, ka policë të lënduar dhe protestues të arrestuar