Euroambasadori Geer: Dënoj dhunën e mbrëmshme kundër policisë në Shkup

Pas përshkallëzimit të mbrëmshëm të protestave kundër propozimit francez në Shkup, ambasadori evropian në vend, David Geer, përmes rrjeteve sociale dënoi dhunën ndaj policisë dhe tha se skena të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, transmeton Portalb.mk.

“I dënoj skenat e mbrëmshme të dhunës ndaj policisë në Shkup, e cila po kryente detyrën. Skena të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Bëj thirrje për përmbajtje, respekt dhe përgjegjësi”, tha Geer.

Në protestat e mbrëmshme të zhvilluara para Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kuvendit janë lënduar 47 policë, 11 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa dy me lëndime serioze janë shtruar në Klinikën e neurokirurgjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button