Liqeni vazhdon të pastrohet nga qytetarët, Komuna e Dibrës nuk jep përgjigje

Është pastruar Liqeni i Dibrës nga shishet dhe gjësendet e ndryshme për çka paraprakisht raportoi Portalb.mk. Pronarët dhe punëtorët e lokaleve kanë marrë përsipër që vetë ta mirëmbajnë këtë hapësirë që të tërheqin më shumë vizitorë. Mirëpo, problemit me mbeturinat në liqen ende nuk i është gjetur një zgjidhje, shkruan Portalb.mk.

Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit për Portalb thanë që çështja e pastërtisë së liqenit, është përgjegjësi komunale. Ata madje të njëjtën përgjigje e publikuan edhe në rrjetin e tyre social Facebook.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit

Ne e kontaktuam Komunën e Dibrës nga data 28 qershor për t’i pyetur nëse ata kanë dërguar inspektorët komunal për të kontrolluar nga vijnë këto mbeturina dhe nëse kanë gjobitur dikë. Mirëpo, pas shumë telefonatash, ende nuk kemi përgjigje nga ana e tyre.

Këtë sezon veror janë vendosur edhe disa shporta për mbeturina, të cilat e bëjnë më të lehtë mirëmbajtjen e ambientit.

This slideshow requires JavaScript.

Qytetarët vazhdojnë të kërkojnë që ky problem të zgjidhet, pasi që kjo shkakton një katastrofë ekologjike për Liqenin e Dibrës,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button