Nuk u kërkua ndarja e Maqedonisë as krijimi i Shqipërisë së Madhe në Tetovë nga persona me uniforma

Ceremonia e varrimit të një ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nahil Ramadani, u shfrytëzua për propagandë me qëllim të nxitjes së panikës, frikës dhe urrejtjes ndëretnike në mes qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, fillimisht nga disa faqe të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE në Twitter” e më pas edhe nga disa medie si Infomax”, shkruan Portalb.mk.

Dhjetëra herë është shpërndarë një fotografi në rrjetin-social „Twitter” ku shihen disa burra me uniforma duke ecur në drejtim të varrezave të qytetit të Tetovës.

Fotografia e shpërndarë nga propaganduesit.
Fotografia e shpërndarë nga propaganduesit.

Mbishkrimi mbi këtë fotografi ishte totalisht gënjeshtër dhe kishte nxjerrur nga konteksti qëllimin e ecjes së personave në fotografi të cilët shihen se kanë të veshur uniforma.

“UÇK marshoi në rrugët e Tetovës dhe të Gostivarit: Me flamuj të Shqipërisë së Madhe kërkuan ndarjen e Maqedonisë” thuhet në titullin e portalit “Infomax” dhe disa postimeve në Twitter.

Personat në foto nuk “marshuan” nëpër qytet dhe nuk kërkuan ndarjen e Maqedonisë

Personat të cilët shihen në fotografi dhe të cilët janë fotografuar në mënyrë të fshehtë janë anëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe më datë 2 korrik të këtij viti kanë qenë duke e përcjellur ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nahil Ramadani për te varrezat e qytetit të Tetovës.

Në lajmet e publikuara nga këto medie joprofesionale nuk është treguar arsyeja se pse ata kanë qenë duke ecur nëpër rrugët e Tetovës, që ishte përjcellja e mikut të tyre të ndjerë drejt varrezave të qytetit dhe jo “marshimi për Shqipëri të Madhe” e as të kërkojnë “ndarjen e Maqedonisë”.

Këta persona gjatë gjithë kohës kanë qenë të përcjellur nga kamerat e medieve dhe në kronikën e televizionit lokal “Tv Koha” shihet qartë se në mënyrë të qetë kanë përcjellur mikun e tyre drejt varrit.

Pra, asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar “Shqipërinë e madhe” dhe as “Ndarjen e Maqedonisë”.

Ndryshe, studimi i “Qendrës së NATO-s për Komunikime Strategjike (STRATCOM) ” kishte zbuluar se një ndër retorikat të cilat i përdor Rusia për të ndikuar në vendet e Ballkanit Perëndimor është ajo e „krijimit të Shqipërisë së Madhe” si dhe përmes nxitjes së konflkteve ndëretnike në këto vende.

Portalb.mk kishte informuar edhe më herët në lidhje me këtë retorikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button