Ja si duket Kuvendi pas përshkallëzimit të mbrëmshëm të protestave dhe thyerjes së xhamave (VIDEO)

Xhamat dhe fasadat e dëmtuara të Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme janë pjesë e bilancit të protestave të mbrëmshme para këtyre institucioneve kundër propozimit francez, trasmeton Portalb.mk.

Copa xhami nga dritaret e thyera, pllaka bekaton dhe shishe në dysheme është ajo që vërehet në një pjesë të objektit të kuvendit pas protestës së mbrëmshme kundër propozimit francez që përfundoi para ndërtesës së Kuvendit në qendër të Shkupit.

Dëmtime ka edhe në objektet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për atë se çfarë në gjendje kanë hasur të punësuarit në parlament në një pjesë të hapësirave, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, postoi video në rrjetet sociale, i cili dënoi dhunën dhe huliganizmin.

“Pasojat nga sjellja e mbrëmshme е egërsuar para Kuvendit. Pranoj dhe mbështes të drejtën e secilit në protestë, të shprehjes së qëndrimit. Vazhdimisht dhe fuqishëm e dënoj huliganizmin, dhunën, nxitjen e urrejtjes sepse ato nuk janë zgjidhja”, thuhet në postimin e Xhaferit. 

Në protestat e mbrëmshme u arrestuan 11 persona, dy prej të cilëve të mitur. U lënduan 47 policë, 11 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa dy me lëndime serioze janë shtruar në Klinikën e neurokirurgjisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button