fbpx

Vendimet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 58-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 58-të ku u miratuan edhe propozimet shtesë për propozim-buxhetin e vitit 2022. Ky propozim do t’i dërgohet Kuvendit, transmeton Portalb.mk.

Propozimet shtesë përfshijë amendamentet dhe ndryshimet e reja të pranuara nga Qeveria, përmes së cilave planifikohet dislokim i mjeteve. Me këtë rebalanc, përfshihen 25 milionë euro shtesë për shëndetësinë, mjedisin jetësor dhe infrastrukturën.

Në këtë seancë u përfshi edhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Në këtë seancë u propozua Ligj i ri për energjetikë në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian. Përmes këtij Ligji planifikohet përqendrimi i prodhimit të energjisë elektrike në burimet e rinovueshme.

Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për garancinë e RMV-së për të marrë 100 milionë euro nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim për shpëtimin e Sh.A. EMV – Shkup në kohën e krizës energjetike.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi tekstin për bashkëpunimin me GIZ-in gjerman.

Në këtë seancë u miratua edhe Informacioni për konfirmimin e sjelljes etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike, bazuar në vërejtjet dhe rekomandimet  e sistemit GREKO.

Në vitin 2023 do të ndahen 50 milionë denarë për restaurimin e Shën Universiteti i Klimentit të Pllaoshnikut, ndërsa në vitin 2024 janë planifikuar 22.7 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button