fbpx

Qiproja përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Edhe pse nuk e njeh Kosovën shtet, Qiproja ka ofruar mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën, thuhet në një komunikatë të Qeverisë për takimin që kryeministri Albin Kurti ka pasur me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides të martën në Greqi, raporton Koha.net.

Sipas njoftimit, Kurti ka lavdëruar zhvillimet në Kosovë, ndërsa Kasoulides i ka thënë se dëshiron të shtojë komunikimin dhe bashkëpunimin me Kosovën.

“Ai (Kasoulides) konfirmoi mbështetjen e Qipros për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

Kurti po ashtu ka thënë se ka potencial për lëvizje pozitive në raportet bilaterale mes dy shteteve e se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dëshmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kurti ftoi Kasoulidesin të vizitojë Kosovën.

Ky takim u realizua në kuadër të pjesëmarrjes së Kurtit, në Tryezën e Rrumbullakët organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Për liberalizimin e vizave së fundmi janë shfaqur sinjale pozitive. Përderisa në Samitin e fundit që Bashkimi Evropian pati me shtetet e Ballkanit Perëndimor, kjo çështje s’u përfshi në konkludime, deklaratat e liderëve kanë qenë pozitive.

Spanja e Greqia, si dy shtete tjera mosnjohëse të BE-së, kanë përkrahur publikisht liberalizimin e vizave. Lëvizje pozitive për liberalizim vizash sivjet ka paralajmëruar Finlanda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button