32 gërmime arkeologjike, arkeologët do të nisin kërkimet nga veriu në jug të Shqipërisë

Që prej prillit kanë nisur disa gërmime arkeologjike në Shqipëri dhe shumë të tjera pritet të nisin dhe do të përmbyllen deri në tetor, raporton EN. Janë 32 projekte arkeologjike të planifikuara për këtë vit jo vetëm në site shumë të njohura, si në Butrint, Durrës por edhe ne vende të tjera me potencial arkeologjik.

Nga prilli deri në këtë moment janë mbyllur disa kërkime që lidhen me prehistorinë dhe antikitetin.

“Kemi vazhduar me kërkime në fushën e antikitetit në Bushat, janë mbyllur kërkimet në bazilikën e Elbasanit, kemi mbyllur kërkimet në Finiq”, tha Drejtresha e Institutit të Arkeologjisë, Belisa Muka.

Rovena Kurti, shefja e Departamentit të Prehistorisë tregon se çfarë kanë arritur të gjejnë nga kërkimet që kanë bërë në pellgun e Korçës.

“Eksploruam për herë të parë një venbanim kodrinor mbi fshatin Barç i cili ndodhet shumë afër qytetit të Korçës. Kishim gjetur qeramikë prehistorike dhe qeramikë të periudhave më të vona. Menduam se kishim të bënim me varrezë tumulare”, u shpreh ajo.

Për të, këto të dhëna janë interesante pasi hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës në periudhën e hekurit.

“Gërmimi deri tani, është ugjerues që kemi të bëjmë me një banesë të periudhës së hekurit. Do ishte një zbulim shumë i rëndësishëm për periudhën e hekurit”, sipas saj.

Aktualisht po punohet në dy site arkeologjike dhe në secilin gërmim arkeologjik, Instituti i Arkeologjisë bashkëpunon me ekspertë të huaj.

“Aktualisht janë kërkime tona të përbashkëta me Universitetin e Sapienzës, kemi nisur kërkimet në Amfiteatrin e Durrësit”, theksoi Muka.

Gërmimet arkeologjike do të nisin në Apolloni, luginën e drinosit, Butrintit, Drishtin, do të shtrihen në Shkodër dhe vende të tjera me të dhëna arkeologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button