Autoritetet apelojnë të mos përhapet frikë nga tymi vullkanik në Kosel të Ohrit

Tymi vullkanik që është hetuar mbrëmë në afërsi të fshatit Kosel të Ohrit, është një paraqitje natyrore e një vullkani që ka pushuar aktivitetin e tij para 15 milion viteve.

Nga Shërbimi i Zjarrfikësve në Ohër komentojnë se vend për panik nuk ka dhe se dukuritë e fundit janë si reagim ndaj ndryshimeve klimatike. Në hapësirën ku ndodhet vullkani janë vërejtur disa vrima në formë të kraterit dhe prej andej vie aromë e vezëve të prishura.

Ekspertët thonë se nga vrimat lirohen gazra të dioksid -karbonit dhe sulfurit hidrik dhe këto janë shenja të shuarjes së aktivitetit të dikurshëm vullkanik. Për shkak të këtyre dukurive specifike, në vitet e 70-ta Komuna e Ohrit, kësaj zonë i ka dhënë statusin e rezervatit të rrallë natyror.

Lajme të ngjashme

Back to top button