Qentë endacak në Tetovë vazhdojnë të mbeten pa përkujdesje, Kasami: Implementimi i projektit është në fazën finale

Kanë kaluar muaj të tërë që qentë endacak në Tetovë janë pa përkujdesje. Udhëheqësia e re komunale edhe pse muajin shkurt shpalosi planin për menaxhimin me to, e njëjta ende në praktikë nuk gjen zbatim. Vetëm së fundmi është përzgjedhur shoqata e cila do të merret me këtë problematikë. Por, procedurat ende nuk kanë përfunduar, nuk është nënshkurar kontrata, shkruan Portalb.mk.

Qytetarët e Tetovës vazhdojnë të jenë të pa sigurt në rrugë nga qentë endacak. Numri i rasteve kur qentë sulmojnë apo kafshojnë qytetarët është i lartë.

Vetëm nga fillimi i këtij viti e deri  me 4 korrik 2022 në SPB Tetovë janë regjistruar 59 raste të kafshimeve, kryesisht nga qen endacak, prej të cilëve më shumë se gjysma, gjegjësisht 34 janë raportuar në stacionin policor në Tetovë.

Qen endacak në Tetovë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Qen endacak në Tetovë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ndërkaq, tenderi për menaxhimin me kafshët endacake është përmbyllur këto ditë, ku sipas Komunës së Tetovës shoqata AMOS Shelter është përzgjedhur të merret me këtë problem. Por, në ueb-faqen e prokurimeve publike ky informacion ende nuk është publikuar.

Megjithatë ende ka çështje procedurale të cilat duhet të zgjidhen.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i pyetur nga Portalb.mk se pse nuk kemi ende diçka konkrete në terren në këtë drejtim tha se kompania e cila e ka fituar tenderin për menaxhim, duhet disa informata shtesë t’i sigurojë që të përmbyllet aspekti formal dhe të fillojë implementimi.

Të njëjtën Kasami e ripërsëriti edhe dje.

“Sipas informimit që e kam e ka fituar shoqata që merret me përkujdesjen e qenve endacak Amos, duhet një dokument të sigurojë nga drejtoria e të ardhurave publike. Besoj që këto ditë do ta sigurojë dhe do ta bëjmë edhe kontratën dhe do të nis realizimi i projektit. Parashihen diku 300 euro për trajtimin dhe përkujdesjen e mëtutjeshme të një qeni”, tha Kasami.

Nga ana tjetër, Amos Shelter nuk u përgjigj në pyetjet d Portalb.mk për këtë rast.

“Për momentin nuk mund të japim një deklaratë lidhur me temën pasi që ende nuk kemi marrë ndonjë konfirmim nga Komuna e Tetovës për tenderin në fjalë. Pasi të marrim përgjigje për rezultatin e aplikimit tonë, do t’ju informojmë”, thanë nga Amos Shelter.

Mjetet financiare të ndara nga Komuna e Tetovës për këtë problematikë janë më pak se vitin e kaluar, gjegjësisht për këtë vit komuna ka ndarë 2 milionë denarë, ndërsa vitin e kaluar kishte të ndara 3.5 milionë denarë.

Në vitin 2021 në SPB Tetovë kishte 113 raste të denoncuara për kafshim nga qentë endacak.

Kujtojmë që  shpresat ishin te ndërtimi i qendrës rajonale për strehimin e qenve endacak për tërë komunat e Pollogut, por e njëjta për momentin ka dështuar  pasi komuna e Bërvenicës refuzoi ndërtimin në territorin e saj. Ndërkaq për këtë Kasami sot tha se do të kërkohet vend tjetër në kuadër të Komunave të Rajonit të Pollogut, pas dështimit në Komunën e Bërvenicës. Kryetari i Komunës së Vrapçishtit ka ofruar që të gjejë lokacion por për këtë pritet koordinim dhe pastaj të vazhdohet më tutje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button