Këshilltari i Bidenit për siguri kombëtare: Shfrytëzoni mundësinë për të nisur negociatat me BE-në

Jake Sullivan, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, thotë se Maqedonia është aleat i fortë në NATO dhe ka çka të kontribojë në BE, prandaj u bën thirrje miqve nga Maqedpnia që të shfrytëzojnë mundësinë për të filluar negociatat për anëtarësim në BE, transmeton Portalb.mk.

“Që nga anëtarësimi në NATO, Maqedonia e Veriut është një aleat i fortë. Gjithashtu mund të japë një kontribut të rëndësishëm për BE-në. Ne inkurajojmë miqtë tanë që të shfrytëzojnë mundësinë për të filluar negociatat e anëtarësimit me BE-në”, shkroi Sullivan në Twitter.

Më herët, ambasadorja amerikane Kate Burns shkroi në Twitter se “SHBA mirëpret diskutimin në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit, duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas”.

Propozimi francez për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë është miratuar nga Bullgaria dhe tani është në shqyrtim në Maqedoni.

Propozimi francez në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button