Përfundoi protesta antievropiane në Shkup, ka policë të lënduar dhe protestues të arrestuar

22:50 – Përfundoi protesta e sotme antievropiane që filloi nga Qeveria, pastaj përpara godinës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfundoi me tensione në Kuvend. Tre policë janë lënduar, ndërsa një automjet policor është dëmtuar në trazirat e sotme, shkruan MIA, njofton Portalb.

Nga MPB-ja kanë konfirmuar se ka policë të lënduar, por nuk dihet numri i saktë.

Siç kumton sdk.mk, gjatë protestës së sotme policia ka arrestuar protestues, mirëpo nuk dihet numri i saktë.

Policia i dëboi dhe i shtyri demonstruesit drejt parku “Gruaja luftëtare”, të cilët paraprakisht e rrëzuan barrikadën para Kuvendit dhe hodhën me gjësende drejt policisë dhe godinës së Kuvendit.

21:05 – Në protestat e sotme antievropiane, protestuesit edhe para ndërtesës së Kuvendit pas mbajtjes së fjalimeve me mesazhe për mospranim të propozimit francez për heqje të vetos bullgare për zhbllokim të  negociatave evropiane të Maqedonisë së Veriut. Protestuesit kaluan gardhin mbrojtës pdhe po tentojnë që të hyjnë në godinën e Kuvendit, njofton Portalb.

Protestuesit drejtë godinës dhe kordonit policor po gjuan me letra higjienike, fishekzjarre, bomba tymi dhe gjësende tjera.

20:42 – Në protestat antievropiane, të cilat janë përkrahur hapur nga opozita VMRO-DPMNE dhe Levica, që filluan prej para ndërtesës së Qeverisë, në ndalesën para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme ndodhën incident. Protestuesit drejt kordonit policor dhe ndërtesës së Ministrisë hodhën pishtarë, letra higjienike, fishekzjarre.

Protestuesit, sipas paralajmërimit të organizatorëve të protestave, ndodhen para ndërtesës së Kuvendit, ku po fytyra të njohura politike dhe politike po i theksojnë qëndrimet e tyre kundër propozimit francez.

Rruga e protestës është bërë e ditur për mediat përmes një adrese emaili të sapo regjistruar, në të cilin qëndronte një mesazh i shkurtër: “Qytetarët sot masivisht do të kundërshtojnë propozimin poshtërues për Maqedoninë, i cili i pranon të gjitha kushtet bullgare”.

Katër policë të plagosur, një dritare e thyer e Qeverisë, një gardh mbrojtës i shkatërruar, është rezultati i protestës së djeshme përpara qeverisë kundër propozimit francez.

Sipas informacioneve në buletinin policor, më 04.07.2022, në SPB Shkup është raportuar se në lidhje me një tubim publik të paparalajmëruar, i cili ka ndodhur nga ora 19:00 deri në ora 22:10, në zonën e SPB Shkup, janë konstatuar disa shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

Kështu rreth orës 16:50 para Qeverisë së RMV-së disa persona dogjën flamurin e Bashkimit Evropian. Rreth orës 19:35, disa nga pjesëmarrësit e protestës kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke hedhur objekte të ndryshme dhe mjete piroteknike drejt ndërtesës së Qeverisë, e disa prej tyre kanë dëmtuar dhe shkatërruar rrethojën mbrojtëse.

Protestat, të cilat po zhvillohen me emrin joformal”Ultimatum? Jo, faleminderit”, filluan të shtunën më 02 korrik 2022 dhe synojnë ta bëjnë qeverinë të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë. Siç pretendojnë organizatorët, pranimi i propozimit dhe kornizës së negociatave në këtë formë do të thotë bullgarizim i vendit.

Nga partia në pushtet Lidhja Socialdemokrate njoftuan se në protestat e djeshme janë lënduar të paktën katër policë.

“Në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, në Ditën e luftëtarit, në vepër u pa dhuna e koalicionit anti-NATO dhe anti-BE të Hristijan Mickoskit dhe Dimitar Apasievit. Publiku dje ka parë tentime për të përsëritur të enjten e përgjakshme, më 27 prill 2017, nga partitë politike që nuk ua mendojnë të mirën shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se VMRO-DPMNE dhe Levica po mundohen me çdo kusht të destabilizojnë shtetin, të pengojnë procesin e integrimeve evropiane, duke punuar për interesa të të tjerëve.

“LSDM, institucionet dhe qytetarët nuk do të lejojnë sjelljen destruktive të VMRO-DPMNE-së dhe Të majtës të kërcënojnë të ardhmen evropiane të shtetit, nuk do të lejojnë që shoqëria të kthehet në izolim dhe ndarje”, thuhet në njoftimin e tyre.

Partia në pushtet BDI dënoi ashpër dhunën dhe incidentet antievropiane që ndodhën mbrëmë në protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe Levica para Kuvendit dhe Qeverisë.

“Në momentet vendimtare për vendin, në momentet kur po shkruhet historia dhe po hidhen themelet e rrugës europiane, Bashkimi Demokratik për Integrim siguron institucionet dhe qytetarët se nuk do ta lejojë veten të devijojë nga rruga e Miqësisë euro-amerikane dhe integrimi evropian në anjë moment. Partitë proruse që udhëheqin protesta të dhunshme kundër integrimeve evropiane po zbatojnë agjendën e Moskës për destabilizimin e vendit dhe rajonit, por fatmirësisht këto parti më të vogla nuk kanë mbështetjen e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE, sot përmes një komunikate thonë se mbështesin qytetarët, të cilët “me respekt dhe zë të lartë e kundërshtojnë këtë kapitullim të qeverisë Kovaçevski”.

“VMRO-DPMNE mbështet qytetarët që me dinjitet dhe zë të lartë e kundërshtojnë këtë kapitullim të qeverisë Kovaçevski. LSDM dhe Kovaçevski janë ata që zgjodhën të jenë kundër popullit të tyre, vetëm për të ruajtur ulëset në kurriz të identitetit maqedonas. Mesazhi i popullit është “Ultimatum, JO FALEMINDERIT”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, edhe për mbrëmjen e sotme ka njoftime për mbajtjen e një proteste të re, ku organizatorët bëjnë të ditur se ajo nuk do të mbahet vetëm para selisë së qeverisë. Në rrjetet sociale mund të lexohen dhjetëra thirrje për dhunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button