Hana, Ana dhe Luna janë emrat e zgjedhur për tre luaneshat e vogla në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Luna, Ana dhe Hana janë emrat që qytetarët zgjodhën për tre luaneshat e bardha nga Kopshti Zoologjik i Shkupit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Kemi marrë mbi 3000 sugjerime për emrat e tri luaneshave që i kishin lënë në kuti para hyrjes së kopshtit zoologjik. Faleminderit që jeni kreativ dhe na keni ndihmuar të zgjedhim emrat për këto tre bukuroshe të vogla. I lexuam me vëmendje të gjitha sugjerimet dhe shumica ishin për Lunën, Anën dhe Hanën. Qofshin të shëndetshme dhe të na kënaqin edhe për shumë vite”, njoftojnë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit.

Pasi këlyshët e luanit u rritën pak dhe u lëshuan në vendbanimin e jashtëm, autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të bëhen “kumbarë”. Të gjithë të interesuarit patën mundësi që brenda një jave të sugjerojnë emra duke i shkruar në një copë letre dhe duke i lënë në kutitë që ishin vendosur para hyrjes së Kopshtit Zoologjik, por e njëjta mund të bëhej edhe në faqen e Facebook-ut të Kopshtit Zoologjik të Shkupit dhe Qytetit të Shkupit.

Luanët e bardhë kanë lindur në mars të këtij viti. Një gjë e këtillë nuk  kishte ndodhur në Kopshtin Zoologjik të Shkupit për më shumë se 20 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button