Bocevski: LSDM po zbehet në horizont

LSDM për momentin është e humbur në hapësirë. Hapin që bënë me bojkotimin e Parlamentit absolutisht është e qartë që askënd nuk e trondit. Institucionet funksionojnë pa pengesë, jeta politike vazhdon, ndërsa LSDM nuk është askund, respektivisht kjo parti gjithnjë e më shumë po zbehet në horizont.

I këtillë është qëndrimi I ish zv/kryeministrit për eurointegrime Ivica Bocevski pasi që LSDM dje ka vendosur të jep dorëheqje për mandatet e deputetëve dhe katër vitet e ardhshme të vepron jashtë institucioneve.

“Ata për momentin shpresojnë se bojkotimi i tyre do të has në mirëkuptim te qytetarët, nga njëra anë, si dhe do të shkaktojë përzierje serioze të ndërkombëtarëve nga ana tjetër.

Megjithatë, për momentin si çdo herë pas zgjedhjeve, energjia e tërë politike është e shpenzuar, zgjedhjet ishin momenti shfryrës dhe shumë qartë përcaktuan disponimin e popullit. Nëse do kishte ndoshta edhe parregullsi dhe falsifikime minimale deri tani do të kishte protesta, bllokime dhe probleme serioze për pushtetin.

Sepse Maqedonia kishte njëra ndër zgjedhjet më të pastërta, më demokratike në histori, secili e ka të qartë se rezultatet në mënyrë precize pasqyruan vullnetin e qytetarëve, dhe për këtë askush nuk tronditet rreth vendimeve të LSDM-së për bojkot”, ka theksuar Bocevski për “Kurir”.

Lajme të ngjashme

Back to top button