Propozimi francez i është paraqitur Këshillit strategjik të MPJ-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thirrur sot Këshillin Strategjik për Politikë të Jashtme për të mbajtur konsultime për propozimin e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Këshilli strategjik paraqet një nga shtyllat për ndërtimin e strategjisë afatgjatë për politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut, në procesin e iniciuar vitin e kaluar nga Ministria – Reflektimi 2030.

Në takim, Osmani shpjegoi në detaje elementet kryesore të propozimit të fundit, të cilat nuk ndërhyjnë në çështjet e identitetit dhe pas gati dy dekadash status kandidat, mundësohet hapja e negociatave të merituara për anëtarësim.

“Në dritën e implikimeve më të gjera gjeopolitike, si rezultat i agresionit rus ndaj Ukrainës dhe nevojës për stabilitet politik dhe zhvillim të parashikueshëm të rajonit tonë, vazhdimi i integrimeve tona evropiane është i një rëndësie të veçantë”, theksoi Osmani.

Konsultimet me të gjithë aktorët përkatës social përbën aspekt të rëndësishëm të procesit të marrjes së një vendimi përfundimtar për këtë moment historik për drejtimin në të cilin do të lëvizë shteti.

Propozimi francez në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button