Pastrimi i deponisë së vogël te OHIS në katër faza, sasia e parë e lindanit të rrezikshëm gati për në Selanik

Pastrimi i lindanit të rrezikshëm në deponin e vogël në OHIS po konkretizohet përmes bartjes së sasisë së parë për në portin e Selanikut, transmeton Portalb.mk.

“Sot nis transportimi i mbeturinave të rrezikshme historike nga deponia e vogël nga ish-gjigandi industrial Ohis”, sqarojnë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministria sqaroi që paketimi dhe bartja e saj do të bëhet në bazë të Konventës së Bazelit.

“Gjithsejtë prej 477,1 ton mbeturina HCH të gërmuara dhe të paketuara në fuçi të vitit 1936 dhe të ngarkuara në 7 kontejnerë dhe 126,37 ton tokë të kontaminuar me HCH të gërmuar dhe paketuar siç duhet, do të transportohen me kamionë në portin e Selanikut në Greqi nga ku me anije mbeturinat HCH do të transportohet në Francë, dhe toka e kontaminuar për ATM Holland”, sqarojnë nga Ministria.

Vazhdimet për gërmim do të merren në vazhdim nga UNOP-i edhe për pastrimin e rrethit të OHIS-it. Gërmimi i sasisë tjetër nga deponia e vogël është në pjesën e dytë, nga gjithsej katër pjesë sa janë gjithsej.

Ndryshe, rreth 450 tonelata lindan dhe 200 tonelata tokë e kontaminuar ishin të paketuara në fuçi dhe kontejnerë të specializuar të gatshme të eksportohen për asgjësim të sigurt. Me këtë kishte përfunduar pjesa e parë e projektit për pastrimin e deponisë së vogël me lindan në OHIS, që u realizua me mbështetjen e UNIDO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button