Korniza juridike dhe institucionet në Maqedoninë e Veriut nuk i sigurojnë të gjitha kushtet për zbutjen e ndryshimeve klimatike, vlerësoi Revizioni

Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut në hulumtimin e realizoi vlerësoi që Maqedonia e Veriut nuk i siguron kushtet ligjore dhe institucionale për zbatimin e masave dhe politikave të miratuara në lidhje me zbutjen e ndryshimeve klimatike, raportoi Portalb.mk.

“Nga revizioni i kryer është konstatuar se korniza juridike dhe institucionale e vendosur në RMV nuk i siguron të gjitha kushtet e nevojshme për zbatimin dhe monitorimin efikas dhe efektiv të masave dhe politikave të miratuara për zbutjen e ndryshimeve klimatike”, raporton Enti.

Revizioni vlerësoi që aktivitetet e përkufizuara për zbutjen e ndryshimeve klimatike, nuk janë zbatuar plotësisht dhe nuk monitorohet zbatimi i tyre. Ndërkohë, u konstatua që Komiteti Nacional për ndryshimet klimatike në Maqedoninë e Veriut nuk funksionon në praktikë.

Në hulumtim theksohet që nuk është vendosur sistemi për inventarizimin e emetimeve të gazrave serrë, mungon lidhja funksionale dhe koordinimi ndërmjet institucioneve, mungojnë burimet financiare, njerëzore dhe teknike, etj.

“Mungon sistemi për monitorimin dhe konfirmimin e efekteve nga shpenzimet publike të bëra për zbutjen e ndryshimeve klimatike”, raportoi Revizioni.

Në hulumtim theksohet që në periudhën 2018-2019 nga Qeveria e RMV-së janë miratuar dy vendime individuale për ndarjen e mjeteve të realizuara, ndërsa shkalla e realizimit arrin 15 përqind në vitin 2019, ndërsa 36 përqind në vitin 2021. Numërohen edhe 193 414 000 denarë të realizuara për promovimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

“Në periudhën 2014 – 2017 për ndikim të drejtpërdrejtë në zbutjen e ndryshimeve klimatike si ndihmë ndërkombëtare, janë marrë 114 milionë USB nga burime të ndryshme, ndërsa në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2019 janë marrë 25.1 milionë dollar”, raportoi Revizioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button