“Parqe dhe Gjelbërime” premtoi që afër pllakës së Nënës Terezë do të mbjellë një dru të llojit të njëjtë

Reshjet e shiut në ditët e fundit shkaktuar probleme në qytetin e Shkupit. Një nga problemet e tilla ishte edhe rrëzimi i drurit afër pllakës së nobelistet Nëna Terezë, vend ku planifikohet të mbillet edhe një dru i llojit të njëjtë, transmeton Portalb.mk.

“Në NP Parqe dhe Gjelbërime tashmë kanë arritur kërkesat e qytetarëve dhe shoqatave për rimbjelljen e të njëjtit lloj në të njëjtin vend. Njoftojmë publikun se e njëjta do të realizohet sapo të na mundësojnë kushtet e motit për mbjelljen e drurëve gjatë sezonit”, premtojnë nga Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime, Shkup.

Ndërmarrja sqaroi që druri i rënë në sheshin Maqedonia, lloji selvi, është gjetur i rrezuar nga era e fuqishme dhe shiu i rrëmbyeshëm, duke konstatuar se rënia e tij ka ndodhur si rezultat i sistemit të cekët rrënjor.

“Për shkak të rrënjës së thyer të drurit dhe përmasave të drurit nuk ka qenë e mundur rimbjellja e saj dhe shërbimet nga sektori Aletë e Drurëve e kanë hequr nga hapësira”, sqarojnë nga Ndërmarrja.

Ndryshe, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve reagoi për dëmtimin e bredhit dhe mos kthimit të tij në gjendjen e mëparshme, duke e prerë atë në disa pjesë dhe duke e ngarkuar në kamionetë për ta dërguar në një drejtim të panjohur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button