Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit e harruar nga autoritetet ndonëse është pikë e nxehtë ekologjike (FOTO)

Rreth 3.7 milionë tonelata mbeturina gipsi nga  puna e ish Industrisë Kimike Veles (IKV) gjenden në kodrat afër fshatit Zgropolci në Veles. Është një nga pikat më të nxehta ekologjike në vend, që ndodhet përgjatë rrugës së vjetër Veles-Gradsko, rreth 1.5 kilometra jashtë fabrikës së dikurshme. Ndonëse në “Studimin e posaçëm për zonat e ndotura industriale”, i hartuar në vitin 2005, ishte kategorizuar si vend me rrezik të ulët mjedisor, prej vitesh ka pasur pretendime misterioze dhe kontradiktore nga institucionet zyrtare për radioaktivitetin e gipsit të depozituar, shkruan Meta.mk.

Deponia me ngjyrë të bardhë mund të shihet edhe nga Google Maps, ndërsa është krijuar nga funksionimi prej disa dekadash i IKV-Veles, si mbetje nga prodhimi i plehut artificial. Ndonëse në afërsi nuk ka shtëpi apo njerëz që jetojnë, deponia nuk është i rrethuar dhe kushdo mund të hyjë lirisht në të. Për radioaktivitetin e gipsit ka shkruar dr.Trajçe Stafillov, profesor në Fakultetin e Shkencave Natyrore – Matematikor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, me ç’rast në dokumentin zyrtar “Studim i posaçëm për zonat e ndotura industriale” thuhet se ka ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 70.000 metrash katrorë.

Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit
Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit, foto: Meta.mk

Lidhur me deponinë me mbetje të gipsit, profesor Stafillov shkruan se ka pasur radioaktivitet prej rreth 700 bekerel për kilogram, që është mbi kufirin e lejuar dhe duhet të trajtohet si mbetje radioaktive me masa të rrepta mbrojtjeje. Meta.mk e vizitoi lokacionin dhe u vërtetua se deri aty arrihet lirisht nëpër një rrugë të dheut që degëzohet nga rruga e vjetër Veles-Gradsko. Rreth mbetjeve të rrezikshme nuk ka gardh. Gipsi nuk ndodhet buzë rrugës, por nga gjurmët që i vërejtëm në terren, mund të thuhet se njerëz me makina vijnë në këtë vend. Në një pjesë të sipërfaqes ku ka mbeturina të shpërndara, kanë mbirë drunj dhe bimë, por disa prej tyre janë tharë plotësisht. Lokacioni i ngjan një shkretëtire dhe disa nga degët e zhveshura të drunjve na kujtojnë se aty ka   mbeturinë e rrezikshme.

Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit
Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit, foto: Meta.mk

Shoqëria ekologjike “Vila Zora” nga Velesi konfirmon për Meta.mk se në afërsi të IKV-Veles ka një sasi të madhe të lëndës së bardhë, e cila është rezultat i funksionimit i IKV-Veles të dikurshëm.

Megjithatë, pyetja kryesore që lind për deponinë është se kush është përgjegjës për riparimin e mbetjeve, për të cilat ekziston rreziku të jenë radioaktive. Meta.mk e kontaktoi Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtorinë për Siguri nga Rrezatimi dhe kompaninë “Metrudhem” lidhur me deponinë e mbeturinave të gipsit.

Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit
Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit, foto: Meta.mk

Burime të cilat deshën të mbeten anonime, nga kompania “Metrudhem”, thanë për Meta.mk se ata nuk kanë lidhje me deponinë e mbeturinave të gipsit. Gjendet jashtë rrethit të fabrikës dhe mbeturinat janë krijuar në periudhën para se kompania e tyre të blinte IKV-Veles. Vetë impianti industrial është blerë në vitin 2009, pa pasur autorizime nga kompania private për deponinë. Vetë krijimi i deponisë me mbetje gipsi është produkt i funksionimit të fabrikës deri në vitin 2003, pra në periudhën kur ajo ishte në pronësi të shtetit.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor kanë thënë për Meta.mk se Drejtoria për Siguri Radiologjike është përgjegjëse për të gjitha çështjet që

Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit
Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit, foto: Meta.mk

kanë të bëjnë me deponinë me mbeturina të gipsit. Ky institucion thotë se matjet e fundit të bëra nga Laboratori për Radio ekologji në Institutin e Shëndetit Publik kanë treguar se vlerat e radionuklideve në deponinë e Zgropolcit janë brenda kufijve të vlerave të lejuara.

“Vlerat e matura të elementeve radioaktive të identifikuara me origjinë natyrore në mostrat e analizuara të gipsit të fosforit janë nën përqendrimet e të njëjtave elementë në tokë nga lokacionet që monitorohen në më tepër lokacione në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.” kanë thënë për Meta.mk nga Drejtoria për Siguri nga Rrezatimi.

Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit
Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit, foto: Meta.mk

Vlerat e matura treguan një përmbajtje të ulët të elementëve radioaktivë të pranishëm radium 226 (Ra-226), torium (Th-232) dhe izotop radioaktiv të kaliumit (K-40), të cilët kanë një jetë të gjatë (gjysmë-jetës) të shpërbërjes.

“Drejtoria për Siguri nga Rrezatimi nuk ka juridiksion mbi këtë lokacion. Mbeturinat që janë në atë lokacion trajtohen si mbeturina kimike dhe për këtë është përgjegjëse Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor”, ​​thonë nga Drejtoria për Siguri Radiologjike.

Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit
Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit, foto: Meta.mk

Ndërkohë që institucionet ia hedhin përgjegjësinë nga njëri tek tjetri, deponia me mbetje gipsi pranë Zgropolcit mbetet një problem i pazgjidhur ekologjik. Ndodhet midis autostradës dhe rrugës së vjetër Veles-Gradsko, në afërsi të lumit Vardar. Meqenëse ndodhet në kodër, mbetet e panjohur se sa janë të ndotura ujërat nëntokësore dhe të lumenjve në Vardar nga kjo deponi.

Drejtoria për Siguri nga Rrezatimi sqaron se inspektorët e sigurisë nga rrezatimi kanë bërë një kontroll në vend dhe kanë konstatuar se deponia nuk është e rrethuar dhe ndodhet në një zonë afër së cilës nuk ka vendbanim dhe nuk ka frekuencë të njerëzve.

Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit
Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit, foto: Meta.mk

Megjithatë, ky institucion është i hapur për bashkëpunim, duke deklaruar se kryejnë inspektime të jashtëzakonshme në bazë të peticioneve dhe nismave të autoriteteve shtetërore, persona juridikë dhe fizikë.

Arkivat mediatike ndër vite thonë se ka pasur një iniciativë më shumë se një dekadë e gjysmë më parë për eksportimin e mbetjeve të gipsit në Slloveni për përpunimin e tij. Sllovenët matën se mbeturinat nga kjo deponi ishin shumë radioaktive dhe e ndërprenë kontratën, pas së cilës u ndalua eksporti i mbetjeve të gipsit.

Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit
Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit, foto: Meta.mk

Drejtoria e Sigurisë nga Rrezatimi sqaron se ata vetë kanë iniciuar të bëhet analizë e jashtëzakonshme gama spektrometrike e gipsit nga një shërbim teknik me një laborator të akredituar për të konstatuar përmbajtjen dhe përqendrimin e aktivitetit të radionuklideve në gips, por për informacione të mëtejshme për mënyrën e pastrimit të mbeturinave na referuan deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit
Deponia e gipsit te fshati Zgropolci i Velesit, foto: Meta.mk

Përvojat nga rehabilitimi i pikave të tjera ekologjike në vend tregojnë se përzgjedhja e një koncesionari për shfrytëzimin e mbetjeve të rrezikshme, siç është rasti me zgjyrën në shkritoren e Velesit, tashmë është aplikuar në vend. Me rastin e pastrimit të lindanit nga deponia e vogël në OHIS janë kërkuar burime financiare nga jashtë, pas së cilës u angazhua një kompani që po e bën pastrimin dhe eksportin e mbetjeve të OHIS-it jashtë vendit.

Meta.mk tashmë ka biseduar me Davor Pehçevskin nga Eko-vetëdija, i cili sqaroi se shteti do të duhet të gjejë një model të qëndrueshëm ekonomik për rehabilitim sa më të shpejtë të pikave të nxehta ekologjike. Ai propozon kombinim të pastrimit të lokacioneve, si ai me mbeturina të gipsit pranë fshatit Zgropolci të Velesit, me tranzicionin energjetik dhe ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike apo parqeve me erë nga koncesionarë që do të marrin detyrimin për t’i pastruar dhe eksportuar mbetjet e rrezikshme.

“Një nga gjërat që mund të jetë e përshtatshme dhe mund të ketë përfitime të shumëfishta është kombinimi i riparimit me transformimin energjetik. Shumë nga lokacionet që janë pak a shumë të ndotura janë të përshtatshme për shndërrimin e tokës në termocentrale fotovoltaike pas përfundimit të rehabilitimit”, tha Davor Pehçevski për Meta.mk në pranverë.

Përgjigje kërkuam edhe nga Komuna e Gradsko për problemet mjedisore të shkaktuara nga deponia me mbeturina gipsi nga ish IKV-Veles, por Meta.mk nuk mori përgjigje nga autoritetet komunale në territorin e të cilit gjendet kjo pikë e nxehtë ekologjike.

Për momentin nuk dihet se si do të zgjidhet problemi me deponinë e mbeturinave të gipsit pranë Zgropolcit. Në dokumentin e vitit 2005, llogaritej se pastrimi i këtij vendi do të kushtonte gjithsej 700.000 euro, që është shumë më lirë se sa riparimi i zonave të tjera të kontaminuara në vend. Megjithatë, nga këndvështrimi i sotëm, nuk dihet se sa mjete financiare do të nevojiten për largimin e këtyre mbeturinave, të cilat gjenden në afërsi të lumit Vardar dhe janë në një rajon, në të cilin shihet nga inspektimi i terrenit se popullata ka nivel të lartë të aktivitetit bujqësor.

Në vitin 2005, kur u përcaktuan pikat e nxehta përmes “Studimit të posaçëm për zonat e ndotura industriale”, përllogaritjet për rehabilitimin e të 16 zonave në vend ishin afërsisht 77 milionë euro. Llogaritjet vjetore të Meta.mk për pastrimin e vetëm tri pikave mjedisore tregojnë se nga këndvështrimi i sotëm kjo do të kushtonte gati 77 milionë euro. E gjithë kjo tregon se edhe për deponinë pranë Zgropolcit vlen rregulli që sa më shumë të kalojë koha, përgjegjësia të bartet ndërmjet institucioneve dhe të mos punohet në terren, çmimi i zgjidhjes së kontaminimi të zonave të tilla në vitet në vijim aq më shumë do të rritet në mënyrë dramatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button