Jacobson “ua ngreh veshin” liderëve

Tre liderët e partive më të mëdha të vendit, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, janë takuar sot në mëngjes me ambasadoren e shteteve të bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në rezidencën e kësaj të fundit.

Edhe pse liderët nuk u prononcuan para kamerave, zëdhënësja e LDK-së Vjosa Osmani, tha se në takimin që zgjati rreth një orë, temë ishte mbarëvajtja e fushatës zgjedhore, si dhe u tërhoq vërejtja që gjatë fushatës të mos përdoret gjuhë e ashpër dhe ofenduese.

Ne takim ishte i pranishëm edhe Kreu i Zyrës së BE-së, Samuel Zbogar si dhe Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Mahir Jagcilar. /Klankosova/

Lajme të ngjashme

Back to top button