ITShKSh: Dënojmë ashpër dëmtimin e bredhit të Nënës Terezë

Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve reagoi për dëmtimin e bredhit dhe mos kthimit të tij në gjendjen e mëparshme, duke e prerë atë në disa pjesë dhe duke e ngarkuar në kamionetë për ta dërguar në një drejtim të panjohur, transmeton Portalb.mk.

“Çuditërisht ky apel i ynë hasi në vesh të shurdhër dhe sot në vend se ta sanojnë gjendjen, duke e rikthyer bredhin në gjendjen e mëparshme, atë e kanë pre në disa pjesë, e kanë ngarkuar në kamionetë dhe e kanë dërguar në një drejtim të panjohur. Ndërmarrja që i ky kryer këto veprime, ka bërë një akt barbar ndaj një objekti që i takon trashëgimisë së Nënës Terezë, sepse bëhet fjalë për një bredh që është mbjellë nga vet dora e saj në vitin 1980,  andaj ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë kërkon me urgjencë nga autoritet komunale dhe qendrore që të nisin procedurat e marrjes në përgjegjësi ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar”, thonë nga ITShKSh .

Se në çfarë gjendje është ky bredh, thonë nga ky institucion flasin vet fotografitë që i “shkrepëm disa çaste pasi që është kryer kjo shëmti me pasoja të pariparueshme”.

“ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë ka kohë që ka iniciuar në formë të një elaborati shpalljen e trashëgimisë së Nënës Terezë aset kombëtar në mbrojtje të shtetit, andaj në frymën e kësaj kërkese këmbëngulim që institucionet shtetërore të veprojnë në frymën e normave që parashihen ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë trashëgiminë kulturore e shpirtërore”, shtojnë nga ITShKSh.

Ata kërkojnë nga autoritetet e Qytetit të Shkupit që në afat sa më të shkurtër të mbjellin bredh tjetër, por me përmasa më të mëdha, ku sërish do të rikthehet shënimi i gravuar që tregon se Nënë Tereza e kishte mbjellë një bredh në vendin ku kishte qenë shtëpia e saj e lindjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button