fbpx

Sërish protestë në Shkup ndaj propozimit francez për zhbllokimin e vetos bullgare

Para Qeverisë sonte ka vazhduar protesta nën moton “ULTIATUM – Jo faleminderit” kundër propozimit francez për zhbllokimin e vetos bullgare ndaj RMV-së për fillimin e bisedimeve, njofton Portalb.mk.

Protesta që filloi mbrëmë është e përkrahur dhe organizuar nga partitë opozitare në krye me VMRO-DPMNE. Kryetari Hristijan Mickoski u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen, në mënyrë që, siç tha ai, të mbrojnë atë që quhet vlerë evropiane dhe të shpëtojnë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Dhe sonte pjesëmarrësit dërgojnë mesazhe kundër propozimit francez dhe apelojnë që të mos nënshkruhet.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas takimit të mbajtur me partnerët e koalicionit më 1 korrik, në formë integrale në ueb-faqen e saj e ka publikuar propozimin nga presidenca franceze për tejkalimin e çështjeve mes RMV-së dhe Bullgarisë, me qëllim që t’i hapet rrugë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë propozim e ka vlerësuar si më të favorshëm se sa parapraku, të cilin e refuzoi në Bruksel.

Presidenti, Stevo Pendarovski, propozimin e modifikuar të presidencës franceze të BE-së e ka vlerësuar si të pranueshëm.

Por, kështu nuk mendon opozita maqedonase. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski tha se i ka ofruar që nëse e refuzon propozimin francez, ai do të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kovaçevski tha se ky propozim përfundimtar evropian mundëson fillimin e pakushtëzuar të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE.

“Ne do të jemi në gjendje të fillojmë negociatat me BE-në menjëherë pasi të marrim vendimin tonë për të pranuar propozimin. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ndjeshmërinë në lidhje me këtë çështje. Është e lehtë të refuzosh, të shtysh, të zgjedhësh një pasiguri të re. Por në këtë moment historik duhet menduar në mënyrë racionale me kokë të ftohtë, duhet mençuri dhe përgjegjësi dhe analizim objektiv të të gjitha skenarëve, duke u kujdesur për të ardhmen e fëmijëve tanë. Nga kjo çështje nuk duhet të bëjmë politikë ditore. Kjo është një çështje e rëndësishme historike dhe strategjike”, tha Kovaçevski.

Pas marrjes së propozimit, kryeministri Kovaçevski paralajmëroi konsultime të gjera me partnerët e koalicionit, presidentin e shtetit, parlamentin, sektorin civil, por edhe me opozitën.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas takimit të mbajtur me partnerët e koalicionit më 1 korrik, në formë integrale në ueb-faqen e saj e ka publikuar propozimin nga presidenca franceze për tejkalimin e çështjeve mes RMV-së dhe Bullgarisë, me qëllim që t’i hapet rrugë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë propozim e ka vlerësuar si më të favorshëm se sa parapraku, të cilin e refuzoi në Bruksel.

Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button