Si të shfaqni dashurinë pa fjalë

Kur thoni “të dua”, është një mënyrë e përsosur që t’i tregoni dikujt se çfarë ndjenjash keni për të, mirëpo nganjëherë më shumë flasin veprat sesa fjalët. Shikoni se si shfaqet dashuria, duke mos e thënë asnjë fjalë.

Duke pasur parasysh që shumica e meshkujve nuk janë edhe aq të shkathët në shfaqjen e dashurisë me fjalë, ata më me dëshirë vendosin që ndjenjat e tyre t’i thonë me një gjest të bukur apo edhe me një dhuratë, andaj edhe ju bëjeni po të njëjtën gjë, transmeton Telegrafi.

Mund të zgjidhni një mënyrë më pak të zakonshme për të shprehur dashurinë tuaj:

* Thuaji partnerit “të dua”, të paktën një herë në ditë
* Butësisht përqafojeni shumë
* Kur shkoni në dush së bashku apo kur i bashkoheni atij paparalajmërim
* Servojini atij mëngjes dhe kafe në shtrat
* Priteni me një veshje seksi apo uniformë në divan
* Pas një argumenti ju jeni e vetmja që dëshironi seks dhe mos mbani zili
* Befasojeni me një drekë të porositur në punë apo punës së lodhshme
* Dërgoni një SMS seksi
* Shkruani atij që e doni në një copë letër dhe ta ngjitni në ulëse të veturës
* Dhurojini atë që i pëlqen
* Ndonjëherë mbushni frigoriferin me birrën e tij të preferuar, pa i treguar
* Pranoni faktin se ju me të vërtetë e dëshironi atë, e lejoni të del me shokë
* Tregoni interes për trupin e tij
* Ftoje për piknik
* Planifikoni diçka më ndryshe

Janë shumë gjëra që ta joshni. Mos e limitoni veten pa marrë parasysh sa të çmendura i keni idetë.
Bëhuni origjinale sa më shumë të jetë e mundur!
Është e rëndësishme që ta bëni me dashuri dhe kënaqësi.
Meshkujt i pëlqejnë gjërat, të cilat e rritin adrenalinën. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button