Nuk kaloi propozimi për rritje të rrogave në sektorin publik, LSM vazhdon me protesta

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet në seancën e sotme nuk e aprovoi propozimin për rritje lineare të rrogave në sektorin publik, ndërsa nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkuan dorëheqje nga deputetët të cilët votuan kundër propozimit, njofton Portalb.

“Faleminderit këtyre deputetëve jo të popullit të cilët votuan ‘jo’ për rritje të rrogave për punëtorët, ata janë deputetët Marija Gjorgieska, Daniella Markovska, Dime Vellkovski, Marija Koçoska, Kole Çakarliev, Arta Bilall Zendeli, Bajrami Kadrija dhe Manço Minov i cili nuk dëshiroi të votojë”, porositi sot kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

Kërkoi dorëheqje edhe nga tëvendësministri Filip Nikollovski, i cili madje tha se tashmë është dakorduar rritje e rrogave për rreth 90.000 persona në sektorin publik nga gjithsej 130.000.

Dimovski informoi se greva vazhdon dhe shfaqi shpresë se kryeministri do t’i kuptojë kërkesat e tyre dhe do t’u dalë në mbështetje punëtorit për “të domosdoshmet 2.806 denarë për ekzistencë”.

Në ditën e dhjetë, të fundit të debatit për amendamentet në Komisionin për financim dhe buxhet u pranuan dy amendamente të LSDM-së, të cilët u dedikohen furnizimit të pajisjes dhe veglave për institucionet shëndetësore publike.

Nga 204 amendamentet e dorëzuara, prej të cilëve mbi 170 të VMRO-DPMNE-së, 28 të Aleancës për Shqiptarët dhe dy të LSDM-së, u pranuan rreth dhjetë.

LSM shkoi në grevë të përgjithshme pas dështimit të negociatave të fundit me Qeverinë për kërkesat e tyre për rritje lineare të pagave në sektorin publik për 2.806 denarë dhe kthim të së drejtës në rekurs për pushim vjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button