fbpx

Para Qeverisë së RMV-së u mbajt protestë kundër pranimit të propozimit francez

Para Qeverisë sonte u mbajt protestë nën moton “ULTIMATUM – Jo faleminderit” kundër pranimit të propozimin francez për heqje të vetos bullgare dhe hapje të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, njofton Portalb.

Sipas pjesëmarrësve, mohimi i të drejtës së vetëvendosjes dhe kushtëzimit të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut me pranimin e njëanshëm të fshirjes së veçorive kulturore dhe historike dhe mospranim të njëanshëm të gjuhës, nuk është pjesë e kritereve për anëtarësim në BE e as rregull midis shteteve anëtare.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje bëri thirrje për protestë kundër propozimit francez, që sipas tyre nënkupton ose asimilim të maqedonasve ose nuk do të ketë BE. Ai në protestë theksoi se nuk na “duhet Evropë, nëse duhet të asimilohemi”.

“Do të presim, nëse Evropa nuk është e gatshme të në pranojë neve maqedonasve të civilizuar, në mënyrë të civilizuar dhe dinjitoze, atje ku e kemi vendin, ndërsa ajo është në Evropë, do të presim kur do të vijnë njerëz të cilët e kuptojnë atë që ne sot duam ta themi. Ndërsa ajo është Maqedonia para dhe mbi të gjitha”, theksoi Mickoski.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas takimit të mbajtur me partnerët e koalicionit, në formë integrale në ueb-faqen e saj e ka publikuar propozimin nga presidenca franceze për tejkalimin e çështjeve mes RMV-së dhe Bullgarisë, me qëllim që t’i hapet rrugë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë propozim e ka vlerësuar si më të favorshëm se sa parapraku, të cilin e refuzoi në Bruksel.

Ndryshe, së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button