Gruevski: Opozita ka si strategji dëmtimin e Maqedonisë

Kryeministri Nikolla Gruevski mendon se strategjia kryesore e opozitës është që t’i shkaktojë dëme sa më të mëdha Maqedonisë pasi që dje 33 deputetët e saj dhanë dorëheqje në Parlament.

“Shansi që në këtë mënyrë të humbet rekomandimi nga BE është e madhe. Mendoj se njeriu më i lumtur për momentin është Zoran Zaev dhe do të kërcej një metër në lartësi nëse mëson se Maqedonia ka humbur rekomandimin.

Qytetarët këtë e njohin, e dinë edhe të kaluarën, ndërsa e njohin edhe tani. Kjo nuk është strategji, kjo është politik destruktive që ka udhëhequr Branko Cërvenkovski, dhe tani po e vazhdon Zoran Zaev”, ka deklaruar Gruevski pas promovimit të pesë vëllimeve të reja nga edicioni “Gjykimet maqedonase”.

Kjo sipas Gruevskit është dëm direkt ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të shtetit. “Në një situatë ku nuk ka ideja si të veprojnë, çka të ofrojnë, kur mezi dolën në zgjedhje në rrethin e parë dhe ofruan disa ideja të tyre, për të cilat nuk morën besimin e qytetarëve, për këtë shkak në rrethin e dytë ndryshuan strategjinë.

Tani më pa ide, vendosën për politikë destruktive me të cilën duke bërë dëm qytetarëve dhe shtetit besojnë se do të kenë përfitime për partinë e tyre”, shton Gruevski.

Në lidhje me paralajmërimet për veprim jashtë institucioneve të opozitës, ai me pohim: “Ne në periudhën e kaluar kemi parë çfarë tipi të veprimit ka Branko Cërvenkovski me daljen dhe debatimin në rrugë, fjalime në vetura dhe të tjera, por kemi parë se si për këtë reagojnë qytetarët në zgjedhje. Edhe kur Branko Cërvenkovski doli në zgjedhje çfarë humbje pësoi edhe kur Zoran Zaev doli në zgjedhje çfarë humbje pësoi.

Megjithatë, ata vendosën përsëri të bëjnë të njëjtën dhe me këtë në të njejten kohë t’i shkaktojnë dëm Maqedonisë”, ka vijuar Gruevski. Në lidhje me apanazhet, Gruevski komenton se deputetët e opozitës kanë zgjedhur të mos jenë në Parlament dhe të shfrytëzojnë apanazh.

“Qytetarët nuk i kanë zgjedhur ato të marrin apanazhe dhe të qëndrojnë në shtëpi, qytetarët i kanë zgjedhur të shkojnë në Parlament dhe për këtë të jenë të zëshëm”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button