RMV, është gjetur drogë, arrestohen 18 persona gjatë një manifestimi muzikor në Dojran të Vjetër

Nëpunës policor gjatë natës së kaluar gjatë mbajtjes së një manifestimi muzikor në Dojran të Vjetër, kanë kryer kontroll dhe kanë arrestuar 18 persona për shkak të posedimit të drogës, njofton Portalb.

“Janë arrestuar M.Zh.(26), F.P.(25), Zh.N. (26), K.J.(28), J.R.(21), D.T.(22) dhe F.P.(34), të gjithë nga Shkupi, I.G.(25) nga fshati Kadino, komuna e Ilindenit, A.S.(26) dhe V.B. 26) nga Kavadari, A.P.(26) dhe Z.T.(46) nga Negotina, A.U.(23) dhe J.U.(30) nga Dojrani i Ri, J.S.(19) nga Tetova, S.I.(22) nga fshati Injevë i Radovishit, R.J. (43) nga Bogdanci dhe M.K. E. (64) nga Xhamajka. Gjatë kontrollit personave iu është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, kokainë dhe ekstaza”, kumtoi MPB-ja.

Ata janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen parashtresa adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button