Qeveria e RMV-së dhe BERZH-i nënshkruajtën huamarrjen prej 192 milionë eurove për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

Ministria e Financave informoi se sot është nënshkruar huamarrja me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për mjetet financiare për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Në Qeveri gjithashtu u nënshkrua edhe huamarrja për ndërtimin e dy elekranave fotovolltaike në Osllomej të Kërçovës, njofton Portalb.

Siç kumtojnë nga Ministria e Financave, në nënshkrimin e huamarrjeve kanë qenë të pranishëm ministri resor Fatmir Besimi, euroambasadori David Geer, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, drejtoresha e infrastrukturës në BERZH-it, Susan Goranson dhe shefi i Zyrës së BERZH-it në Maqedoninë e Veriut Andi Aranitasi.

“Me 192 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe 30 milionë euro mjete grant nga instrumenti WBIF ose gjithsej 222 milionë euro, përfundon konstruksioni financiar për ndërtimin nënaksit të dytë të autostradës Shkup – Bllacë dhe ndërtimin e elektranave fotovoltaike në Oslomej dhe Manastir”, thuhet në kumtesën e MF-së.

Portalb.mk ka shkruar për nevojën e përshpejtimit të procedurës për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, duke pasur parasysh faktin se Kosova tashmë ka përfunduar pjesën e saj të punës, ndërsa kilometrat e mbetura nga pika kufitare “Bllacë” deri në Shkup aktualisht zhvillohen vetëm në një korsi për secilin drejtim. Rruga është plot gropa dhe nuk është e rrafsh, megjithëse në të ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve.

Kosova është partneri ynë tregtar në të cilin ne eksportojmë më shumë sesa importojmë mallra në vit, ndërsa shumë banorë të këtij vendi shpesh vijnë për të blerje dhe për shërbime të tjera dhe lënë mjete të konsiderueshme financiare në vendin tonë. Përveç përfitimit ekonomik, autostrada përmes Kosovës aktualisht është lidhja më e shpejtë rrugore me portet e Tivarit dhe Durrësit për kryeqytetin e Maqedonisë dhe pjesët veriore të vendit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button