Propozimi i ri francez është i pranueshëm për presidentin Stevo Pendarovski

Propozimi i modifikuar i presidencës franceze të BE-së në këtë fazë është i pranueshëm, tha presidenti Stevo Pendarovski, pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ku temë ishte propozimi i Francës për të tejkaluar çështjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njofton Portalb.mk.

“Propozimi zbret në një kërkesë, përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Nuk besoj se kjo është një dilemë fati. Qëndrimi im është se vendimi për të pranuar propozimin është vetëm për t’i hapur negociatat. Vendimi për të pranuar propozimin francez nuk do të jetë as një triumf historik dhe as një humbje e madhe historike. Për mendimin tim, ky është një proces kalimtar në një nga fazat e integrimit evropian, për të cilin janë tre elementë të rëndësishëm, prandaj propozimi, për mendimin tim, në këtë fazë është i pranueshëm. Me propozimin ne heqim bllokadën bullgare dhe propozimi lejon hapjen formale të negociatave pas 17 vitesh pritje, së dyti mundëson proces shqyrtimi dhe, së treti, në asnjë mënyrë nuk cenohet identiteti maqedonas sepse përcaktuesi kryesor i gjuhës maqedonase në propozim është formulimi i qartë, pa fusnotë”, tha Pendarovski.

Ai tha se pret që nëse Qeveria e miraton propozimin, do të duhej të kishte një fjali plus e cila do të garantonte se nëse paraqiten kërkesa të reja për identitetin, atëherë shteti jonë t’i ndërpret bisedimet.

“Pres që në Qeveri, por edhe në Kuvend, nëse miratohet, të vendoset një fjali ku do të shkruhej se, që nga dita që ne i hapim negociatat deri në ditën që do t’i përfundojmë, nëse ka përpjekje shtesë nga bullgarët apo ndonjë palë për të përmendur sërish çështjen e gjuhës maqedonase, identitetit dhe historisë, nuk duhet të presim që dikush të na bllokojë, por ne duhet të dalim vetë”, tha Pendarovski.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas takimit të mbajtur me partnerët e koalicionit, në formë integrale në ueb-faqen e saj e ka publikuar propozimin nga presidenca franceze për tejkalimin e çështjeve mes RMV-së dhe Bullgarisë, me qëllim që t’i hapet rrugë fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, këtë propozim e ka vlerësuar si më të favorshëm se sa parapraku, të cilin e refuzoi në Bruksel.

Ndryshe, së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button