fbpx

MPB: Në gjysmëvjetorin e parë janë arrestuar 210 kriminelë në territorin e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arrestuar 210 kriminelë në territorin e Shkupit, njofton Portalb.

Sipas urdhëresa të pranuara nga gjykata, Prokuroria dhe institucionet ndëshkuese korrigjuese, lëndë e hetimit kanë qenë persona për të cilët janë shpallur kërkime kombëtare dhe ndërkombëtare: persona të dënuar me burg, persona nën hetim dhe ndaj të cilëve ka masa paraburgimi, persona që janë larguar dhe persona që kanë arritur të ikin nga burgjet.

“Janë privuar nga liria 210 persona të dënuar me gjithsej 322 vjet e 9 muaj burgim, të cilëve konkretisht së bashku iu kanë mbetur edhe 228 vjet e 4 muaj të tjerë për vuajtje të dënimit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button