RMV, është arrestuar një person nga Strumica, janë gjetur artefakte të vlefshme arkeologjike

Ministria e Punëve të Brendshme informoi sot se është arrestuar një person nga rajoni i Strumicës pasi tek i cili janë gjetur artefakte arkeologjike të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale, njofton Portalb.

Policia ka arrestuar personin me inciale B.B., 39-vjaçarë nga Komuna e Vasilevës, pas kontrollit në makinën e tij.

“Janë gjetur 276 monedha, tre maja shtiza, 10 unaza, si dhe sende të tjera që përfaqësojnë mallra nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimi kulturore ose gjëra të rralla natyrore. B.B. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës”, potencojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button