Gjykata Evropiane: Rusisa të mbrojë të drejtat e të burgosurve ukrainas të luftës

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka urdhëruar Rusinë të mbrojë të drejtat e të burgosurve ukrainas të luftës dhe t’u ofrojë atyre ndihmën e duhur mjekësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata lëshoi një masë të përkohshme në rastin e ushtarit ukrainas, Yaroslav Anatoliyovich Olynichenko, që dyshohet se mbahet rob nga forcat ruse, duke urdhëruar Moskën të “sigurojë respektimin e të drejtave të Olynichenko-s sipas Konventës dhe t’i sigurojë atij ndihmë mjekësore, nëse ai ka nevojë për të”.

Gjykata i kërkoi qeverisë ruse të konfirmonte brenda një jave nëse Olynichenko është kapur dhe në çfarë kushtesh.

Vendimi i gjykatës erdhi pasi gruaja e tij, Karyna Pavlivna Olynichenko, paraqiti një peticion duke pretenduar se burri i saj, zv/komandanti i njësisë, u kap në Mariupol dhe u torturua nga forcat ruse në një burg të robërve të luftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button