Kemi marrë formulim të pastër për gjuhën maqedonase, pa asnjë shtesë, sqaroi Osmani për propozimin francez

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, në takimin me gazetarët vlerësoi që propozimi francez ka dhënë një formulim të saktë për gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Në propozimin e presidencës franceze për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kemi një formulim të pastër për gjuhën maqedonase”, deklaroi ministri Osmani, duke shtuar që “formulimi për gjuhën është pa shtesë dhe shpjegim”.

Ai sqaroi që në konferencën ndërqeveritare, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ketë mundësi që të parashtrojë vërejtje të protokolluara në konferencë, por jo edhe në kornizë.

Osmani ka theksuar që çështja e gjuhës ka qenë çështja më e rëndësishme, duke vlerësuar që ajo përcakton identitetin.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button