Kuvend, Berisha i thotë Ballës Përdhunues, Rama: Mos u merrni me budallain

Opozita vazhdon akuzat të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për përfshirjen në trafikun e drogës.

Nga ana e tij kryetari i Parlamentit Ilir Meta i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të mos bien pre e provokimeve të opozitës.

Në një moment Meta u detyrua të ndërpresë 5 minuta seancën pasi Berisha e quajti Ballën “përdhunues’. Pati dhe replika të ashpra me Jozefina Topallin.

Në një linjë me Metën edhe Rama pasi mori fjalën pas Berishës i bëri thirrje deputetëve të mos bien pre e provokimeve.

Ora 12: 42 Rama- deputetëve PS e LSI: Mos u merrni me budallain

Rama flet nga foltorja pas deklaratës së Berishës : Kam një lutje të gjithë grupit parlamentar dhe LSI. Përveç sfidave të medha. Mos harroni shprehjen hedh një budalla një gur në ujë dhe 100 shkojnë pas. Budallain lëreni të hedhë gurin ne të vazhdojmë të cojmë përpara axhendën tonë.  KE nuk gdhihet e ngryset duke dëgjuar thashethemet por duke parë shifrat.”

Ora 12:05 Rifillimi i seances nis përsëri me fjalën e ish-kryetarit të PD, Sali Berisha i cili hedh akuza të rënda mbi kryeministrin Rama.

Berisha: Mendon se me akte rrugaçëria do ketë mundesi të kapërcejë skandalet ku është mbërthyer. Mendon se i shërbyer me qelbësirat do shkojë për të fituar. Vetëm dje u shkarkua shefi i operacionale i akuzuar për disa trafiqe. Anëtari i aleancës së qelbësirave u largua nga drejtoresha e arsimit sepse merrte 6 mije euro për emërime. Kryeministria është shndërruar në mafjën shqiptare. Ndërmjetësi i transporteve të drogës në Vlorë ishtë Ergysi i tij që darkonte me shefat e trafikut të drogës. Sekretari i mafjies shqiptare që është edhe sekretari në kryeministri kryen shërbime nga më të zezat.

11:53Kuvend, Berisha i thotë Ballës Përdhunues, Meta ndërpret seancën

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ndërprerë punimet e kuvendit në momentin kur po mbante fjalën deputeti i PD Sali Berisha. Kjo ndodhi pasi ish kryeministri Sali Berisha e quajti “Përdhunues” Taulant Ballën.

Berisha:  Jam këtu për t’i thënë Ramës së nxore fytyrën tënde të persekutorit, nxore këtu genin e Spiro Kolkës. Nxore psikologjinë miserable të urrejtjes që ke ndaj çdo qenie njerëzore, që filloi me urrejtjen që ke ndaj njerëzve më të afërt dhe shtrihet në çdo njeri. Përdore këtu një përdhunues nga ata të aleancës së qelbësirave, i fotografuar me shkrim dhe me gojë në denoncimin që i bëri një i sëmurë me AIDS të cilin kërkonte të përdhunonte monstra që të përfaqësoi ty këtu”

Ora: 11: 35 Balla: Sulmet me dhunë morën fund,Berisha të lërë këtë vend rehat

“Në këtë moment të rëndësishëm për marrjen e statusit këta po mundohen që ta prishin këtë moment. Ndoshta është momenti për të përsëritur atë që tha kryeministri. Ne nuk jemi këtu për t’ju penguar ju, por të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria janë vlerësuar. Këtë javë morëm edhe një vlerësim nga Holanda. Modeli i sulmeve me urdhër ka marrë fund më 23 qershor. Unë jam sulmuar nga ai person Sali Berisha. Politikani i konfliktit më 23 qershor u largua dhe nuk u kthye më. Berisha lërë rehat këte vend, pse i je qepur kaq keq këtij vendi. Sa herë vijnë moment të rëndësishme për Shqipërinë ti nuk e le rehat këtë vend.” / Ora News/

Lajme të ngjashme

Back to top button