Sulmohet aktori Brad Pitt (Foto)

Brad Pitt ishte viktima e radhës e gazetarit ukrainas,  Vitalii Sediuk, i cili e goditi në tapetin e kuq teksa ai merrte pjesë në premierën e filmit “Maleficent”, me protagoniste partneren e tij Angelina Jolie.

Në atë moment kanë ndërhyrë rojet e sigurisë duke e ndaluar dhe arrestuar 25-vjeçarin.

Aktori nuk ishte pranë Jolie kur sulmi ndodhi, por duke nënshkruar disa autografe për fansat e tij.

Gazetari ukrainas kaloi barrierën dhe e goditi në fytyrë Brad Pitt-in. Nuk dihet nëse ky lloj sulmi kishte ndonjë parapavijë, por e vërteta është që ukrainasi është i njohur për shfaqje të tilla në tapetin e kuq.

Së fundmi ai ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin e Kanës, ku  vendosi të futej në mënyrë të fshehtë poshtë fustanit të një aktoreje.

Brad Pitt, së bashku me fëmijët shoqëronin Angelina Jolie në premierën e filmit të saj më të ri “Maleficent”, prodhim i Disney. / TCH

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button